Shaban Lusha, i lindur në vitin 1873 në fshatin Arras, ishte rritur në një ambient familjar me traditat të forta patriotike, si shumë malësorët e tjerë të Çidhnës e Dibrës, Shabani qysh në moshë të re shquhej si djalë trim, i gjallë dhe i zgjuar.


Me punën, luftën e tij, u bë një nga krerët drejtues të malit të Çidhnës dhe drejtoi ato në luftën kundra ushtrive pushtuese në 1909, në 1910, në Qaftë të Prushit më 1912, kundra taborrit tuke të përqendruar në Arras, ku në fund u dallua për gjakftohtësinë në bisedë me oficerin turk, të cilit i dha ultimatumin, sipas porosisë së Selman Alisë dhe të Xhafer Dodës, që të ngrihet brenda 24 orëve prej andej.
Megjithëse armiqtë e qëlluan në befasi, ai mundi të largohej duke u kundërpërgjigjur me zjarr, ku vret tre prej tyre.
Shaban Lusha do t’i bashkohej Selman Alisë në luftën e Shkodrës kundra Malit të Zi, Në një luftim të afërt trup me trup, me raportin 5 me 1 për malazezët, ngeli i vrarë.
Me vendim te komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Dibrës Shaban Lusha është shpallur “Dëshmor i atdheut”. (Referuar studiosit Zyber Gjoni)
Përgatitur nga ; Ergen Alia

No photo description available.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here