Pikturë tejet e detajume, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, habi për atë kohë… nga vëllezërit Bellini…buza e kacavjerrun, vetullat e pakta, faqa me mollza të gjana, mjekra lemushme profetike, syni trim, kapakët gjysmë të lëshuar dhe trupin e krrysun prej athleti…

Edhe një herë ky shkrim i imi sjell guriçkë mbi guriçkë mozaikun e plotë se si dukej Skanderbegu….e kjo tërthorazi konfirmon se gjitha janë nga ky “orgjinal” që e jap në kuadratin e fotos…pasojnë të mëvonshme gjitha gravurat simbolikat e portretet e ballinave të botimeve të panumërta të Historisë së Skënderbeut, gjith’ figurinat e portretit të Skënderbeut vinin nga “orgjinali”, Firenzes… ( tani në shekullin e 15-të s’ka pas mundësi fotokopjimit në libra të pikturës ashtu si ishte, andaj u ban gjitha gravurat e vizatimet sipas origjinalit… tek me shekullin 20 piktura orgjinale e familjes Bellini vjen në dritën e vërtetë si dhe sot do të binden gjithë ata që ta vizitojnë Galerinë Ufizzi, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtun 500 vjet, ku më bën përshtypje mua për këtë, mënyra skulpturale e dydimensionale e portretit që është madje aq e thellumun, që tregon në tamth varren e topuzit në synin e majtë (po të ishte shpikje, pse duhej të ishte ky detaj ashtu si i djegun të pasqyrohej) tani me karbon date duhet të bâhet çmosi të datohet, verifikohet, ky portret i kryeheroit të hulumtuhet deri në detajet mâ të hollsishme, do dilte një punë e paqme….andaj thadroj për shkoqitjen e këtij portreti… jemi shumë me fat që e kemi.

Kush e pikturoi, restauroi e si mbeti…është çështje tjetër. Portreti i vetëm orgjinal i Scanderbeg nga i famshmi Bellini në Romë dy vjet para helmimit tij në Lissus, Lesh Lezhë… 1468, në synin e majtë vërehen vrraget, shenjat e plagës me topuz…ende.

PORTRETI ORGJINAL I SKËNDERBEUT

nga Naim Flamuri

Kështu e thotë i madhi F.Konica:

Sipas autorit austriak të artikullit të Vjetarit të koleksionit të Shtëpisë Perandorake të Vjenës, Friedrich Kenner, Konica mësoi se në vitin 1462/3 artisti i njohur italian të familjes të Jacopo Bellinit (1400 – 1470) 4 vjet më i madh se Skënderbeu, dhe dhëndrit të tyre, Andrea Mantegna,( 1429-1507), kishte pikturuar Skënderbeun gjatë ditëve që ai qëndroi në Itali. Aty shkruhej gjithashtu se origjinali i Bellinit ka humbur, ndërsa një nga tablotë që ndodhet në koleksionin e arkidukës është riparimi i atij portreti autentik. Po sipas atij artikulli, tabloja është riparuar, portreti origjinal që ndodhej në një muze në Firence. (Është fjala për Muzeun e njohur Uffizi).

Kështu e shkruan z.F.Hudhri:

Kështu thotë; K.Frashëri:

Gjatë restaurimit të kryer nga Barbara Schleicher (dhjetor 1993-maj 1994), portreti i Galerisë Ufici u çlirua edhe nga disa ndërhyrje të një piktori anonim mbi punën e Altisimos. Mbishkrimi me gërma të mëdha të bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, të cilin e kemi parë në riprodhimet e deritanishme, nuk ka qenë punë e mjeshtrit Altisimo, por e piktorit anonim. Pas restaurimit u zbulua mbishkrimi origjinal; GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, (gjeorgjiu s kastriotu s skannderbeku s)me gërma më të vogla të praruara në ar. Ndërkohë marrim edhe njoftimin se, me organizimin e ri që i është bërë këtij muzeu, portreti i Skënderbeut, tashmë i restauruar, është ekspozuar në korridorin e parë të Galerisë.

Mbështetur edhe në këto arsyetime K. Frashëri arrin në përfundimin se me këto të dhëna mund të thuhet se ky portret duhet të ketë bërë pjesë në shek. XVI në koleksionin e Pal Jovit. Rruga që ai ndoqi nga Muzeu i Komos në atë të Vjenës, për ne tani ka pak rëndësi, përderisa kemi rënë në gjurmë të tij dhe kemi në dorë riprodhimin e tij fotografik. Hëpërhë, për ne autori i portretit është nga familja Bellini (K.Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe veprat. Tiranë 2002, f.266.

Nga Rexhep Goçi:

Studiuesi i artit, Rexhep Goçi, shkruan se ka mendime që figurën e Skënderbeut e ka punuar për herë të parë piktori i njohur italian Jacopo Bellini, i jati i vëllezërve Bellini, nuk sjell të dhëna më të sakta, por mbështetet në thëniet e mësipërme. Gjykimi i tij se është i afërt mendimi se ky krijues (Xh. Bellini – F.H.) e portretizoi heroin tonë kombëtar, sepse për këtë figurë kishte dëgjuar në Venedik (në botën e krishterë) dhe në Stamboll (në botën islame). Mirëpo, portreti i Skënderbeut nga Bellini lidhet me vajtjen e heroit në Romë dhe në Napoli, më 1466. Sipas disa të dhënave, Familja e Jacopo Bellinit, Xhentile Bellini dhe i vëllai i tij Xhovani Bellini dhe dhëndri Andrea Mantegna, kishin lidhje të ngushta me disa shqiptarë, të cilët u shquan në botën e artit dhe të shkencës. Këto lidhje duken më së miri me themelimin e “Shkollës së Shqiptarëve” në Venedik më 1442 dhe nëpërmjet piktorit të madh Vitore Karpaçios.

Autori i këtyre radhëve gjithashtu ka qenë i mendimit se tabloja e Kristofano Altisimo-s është nga më të hershmet dhe mund të jetë krijuar duke riparuar tablonë origjinale të pikturuar nga i jati i Gentile Bellinit, Jacopo Bellini.

Përfundim.

Në dimrin 1462-1464 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 60 ose 62 vjeç – pra disa vjet para vdekjes. Sytë i ka, si dhe në kopjet e tjera, ende me vitalitet, pamje fisnike, me një dinjitet e thjeshtësi të papame. Të gjitha portretet asokohe janë të ngurta, kurse ky portret i lëngshëm, dydimensional do thoja, me nje thellësi që trancendon kohërat. Unike është që nga gjithë dijetarët që njeh historia, ky Autoportret ka të pikatun plagën nga topuzi, që e përmend edhe Barleti, vrragë çarje e preme në tamthin e djathtë, e veçantë edhe sot po të shihet është pothuasje tejet dramatike. Po ashtu, njësoj si dhe te kopjet e tjera mjekra e gjatë, deri te parzmat, e thinjur, gati profetike e lëmueshme, buza e lavjerrun, trupi i kërrysur prej atletit, dhe mustaqet e gjata të përdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mësuar ta përfytyrojmë heroin; vetullat e pakta të holla, faqa e gjerë, mollëzat e theksuara, jo rrudha në ballë as fytyrë, hundën e harkuar (e thyer nga shkolla e iç ogllanve e Janiçerëve në Edirnë).

Skënderbeu mban mbi kokë beretën karakteristike “alla Carmagnola”, nën të cilën duket peceta e bardhe.

Fytyra tregon se kemi të bëjmë me një njeri edhe pse në moshen 60 e ca vjeçare dhe me gjithë stermundimet nga luftrat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmerojnë vdekjen e tij të afërt.

Ky portret i Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është publikuar për herë të parë në albumin “Rilindja Kombëtare Shqiptare”, një përmbledhjet dokumentesh dhe fotografishë dhe me ilustrime të pakta teksti, përgatitur nga Kristo Frashëri, publikuar me rastin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në vitin 1962, shtypur nga Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve “Naim Frashëri”, Tiranë.

Nga dhjetra portrete të Heroit tonë Kombëtar, grafikë, gdhensjë, pikturë dhe vizatime ilustruese, kjo pretendohet të jetë më afër reales.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here