6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Sahati i Inglizit, cila është historia e një prej emblemave më të...

Sahati i Inglizit, cila është historia e një prej emblemave më të spikatura të qytetit të Shkodrës

Është quajtur ndryshe edhe Sahati i Inglizit, për shkak se ka qenë rezidencë e lordit anglez Paget. Përpara se të ngrihej ajo ndërtesë që është sot, në vendin që dikur kishte qenë kënetë, ishte shtëpia e Domnorëve, të cilët u shpronësuan nga qeveria turke.

Arratisja nga Mali i Zi për në Shkodër i një kundërshtari politik të Knjaz Nikollës, bëri që me ndërhyrjen e Beroviqit (atëherë anëtar i këshillit administrativ) tek valiu i qytetit, shtëpia t’i jepej malazezit, të cilit, po me ndërhyrjen e valiut, i erdhi falja nga vetë krajli i Malit të Zi.

Pas rikthimit në atdhe të disidentit Mercariç, gjysma e shtëpisë së Domnorëve iu shit lordit Paget, ndërsa pjesa tjetër iu fal, nga qeveria, malazezit Bozho Mikashiq. Qeveria turke ia bëri këtë dhuratë malazezit për motive politike, ngase vëllai i Bozhos, Todor Kadiqi kishte vrarë në Kotor knjazin Danilo Petroviç më 1860. Nga ana e tij, Bozho ia ktheu nderën turqve duke udhëhequr ushtrinë e tyre në luftën e Tivarit më 1876, ku dhe u vra e u soll me nderime në Shkodër.

Pas vdekjes së Bozhos, krejt shtëpia iu shit anglezit Paget, i cili menjëherë planifikoi rindërtimin e saj në stilin e një kështjelle mesjetare – aspak bashkëkohore – por unikale në krejt qytetin e ri të Shkodrës.

Por cili ishte misioni i vërtetë i Peget -it në metropilin verior? Vërtet ai e kishte blerë dhe rindërtuar këtë kështjellë të vogël vetëm për të dimëruar ngase i pëlqente gjuetia, apo tjetër mision fshihej pas pasionit të tij të çmendur për relike të vjetra, të cilat ua blinte shkodranëve për “pare buke”?

Në librin, të cilit po i referohemi gjerësisht në hartimin e këtij shkrimi, autori Hamdi Bushati, thekson: “Ardhja e lordit Paget si “villegiator” në Shkodër dhe veprimet e tij tregojnë se ai qe i ngarkuem edhe me mision politikp-fetar, si agjent i përhapjes së protestanizmit në Shqipni me qendër Shkodrën.

Lordi, në shtëpinë që ndërtoi, sallonin e madh e përshtati në stilin oriental, me tavan të daltuem, me trapazan e të ndame të tjera, tue e përgatitë me qëllim faltoreje, në gjasim të kishave e të kapelave protestane; kulla e sahatit njëkohësisht do të shërbente për të rrahë kumbonën në orarin e liturgjisë. Me fjalë të tjera, lordi Paget kishte marrë nismën për themelimin e një kishe anglikane në qytetin tonë. Mbasi ndërtoi shtëpinë dhe e bani të përshtatshme për faltore, nisi të propagandojë për me tërheqë besnikë për fenë e re.

Ai paguente me të holla disa aventurierë katolikë, tue iu dhanë nga tre napolona në muej. Në lakmi të pares filluen të grumbullohen pranë lodrit anglez, i cili iu shpërndante broshura të ritit protestan.

I quejtuni Ndrekë Protestani, gjallë deri vonë, qe një renegat nga ata frekuentuesit e predikimeve të Pagetit. Veprimet e lordit nuk patën sukses, sepse në një anë ndjekësit renegatë filleun të paksoheshin, në anë tjetër protestat e klerit katolik të këtueshëm si dhe demarshet e konsullit austriak, si mbrojtës i katolikëve në Shqipni, penguen rrymën fetare të lordit Paget.

Si rezultat i protestave të masipërme, qeveria osmane ndërhyni kundër veprës së lordit; shtëpia e lordit mbeti vetëm si banesë e tij. Si aneks i kësaj shtëpie ka qënë edhe një pronë e gjanë, që zgjatej deri në qoshe të rrugës së MAPO-s së sotme industriale, bashkë me shtëpinë ku ka pasë rezidencën konsullata franceze.

Në kohën e Luftës së Parë Botnore, atëherë kur serbët po ndiqeshin nga gjermanët dhe një pjesë e asaj ushtrie të dështueme ra nepër Shkodër, erdhi Pageti në Shkodër bashkë me gjeneralin Filips, ish-guvernatorin e Shkodrës në periudhën e Komisionit Ndërkombëtar në vitin 1913.

Thuhet se shtëpinë e tij te sahati lordi ia dhuroi një oficeri anglez të regjimit të Zogut. Oficeri i përmendun ua shiti tregtarëve vëllazën Salih Mehmeti për 40.000 fr.ar. të dyja shtëpitë, bashkë me hinterlandin e tyne, që në vitin 1930.” Pra, misioni i vërtetë i lordit anglez ishte përhapja e protestanizmit.

Me këtë qëllim ai dhe ndërtesën nga brenda e projektoi si të përshtatshme për t’u kthyer në rastin më të parë në kishë. Edhe kulla, që prej të gjithëve njihet si kulla e sahatit, (Sahati i Inglizit), nuk është tjetër veçse një kullë e duhur për këmbana.

Por kur e pa se qëllimi i tij ishte tepër larg, Paget solli nga Anglia një sahat të madh me tre fusha, rrahjet e të cilit në orët fiks dëgjoheshin në thuajse gjithë kthinat e Shkodrës.

Pak vite pas çlirimit të vendit, ndërtesa kështjellë në qendër të Shkodrës iu kalua Muzeut Historik të Qytetit, ndërsa kullën e sahatit e morën MKZ -të (Mrojtja kundër zjarrit). Me këtë rast, edhe sahati u hoq, për t’u vendosur ndoshta në Tiranë, – si shumë objekte të tjera.

Aktualisht, pre afro tre vitesh, Muzeu Historik i Qytetit është shpërngulur nga ish-rezidenca e lordit anglez, ngase kjo pronë iu rikthye pronarëve të mëvonshëm, dhe u vendos në shtëpinë muze të Oso Kukë Shkodranit.

Marre nga http://www.shkoder.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ky është burri që s’luajti vendit as nga serbët(Foto)

Nga Faik Rexhepi Ka lindur në Preshevë, por me vite të tëra jeton në Prishtinë. Më 1974 punësohet në...

Komploti, si u vra Presidenti Linkoln

Në 14 prill të vitit 1865, Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC. Presidenti i 16-të...

Paralajmërimi i WhatsApp/ Afati për pranimin e termave të rinj po përfundon

Momenti që të pranoni shfaqjen e termave të rinj të WhatsApp është tani pasi ndryshe duke vazhduar nga java tjetër nuk do...

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i...

Recent Comments