6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KULTURË Zyrtarizohet kandidimi i “Kërcimit të Tropojës” dhe xhubletës për UNESCO

Zyrtarizohet kandidimi i “Kërcimit të Tropojës” dhe xhubletës për UNESCO

Si paravalle unike që shpreh shpirtin tropojan, dinamika e saj nuk zbehet asnjëherë. Megjithëkëtë, për syrin e stërvitur të koreografit ajo nuk është bash valle, sepse është pa radhë. “Kcimi” tropojan është njëra nga katër “dukuritë” që shteti shqiptar i ka listuar si vlera në rrezik e që duhet të bëhen pjesë e panteonit të thesarit botëror të UNESCO-s. Bashkë me “Kcimin e Tropojës”, formulari është nënshkruar edhe për dijebërjen e xhubletës

Është një kërcim që përçon simbolikë në çdo lëvizje: nën tamtamet e tupanit, çifte gocash shamikuqe e djemsh plisbardhë formojnë qerthuj që pasohen nga qerthuj të tjerë.
Është një kërcim i koreografuar asisoj ku çdo lëvizje shpreh shpirtin tropojan të Malësisë së Gjakovës.

Me këtë kërcim unik – që sipas njohësve cilësohet si paravalle – Shqipëria synon të kandidojë në UNESCO me një tjetër vlerë shqiptare për thesarin e kulturës shpirtërore të botës.

Një hap në këtë drejtim është hedhur të martën me rastin e nënshkrimit të formularit të kandidimit të dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për listën përfaqësuese të dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të njerëzimit (Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity) për në listën e dukurive në rrezik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një shkrimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
“Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë”, ka shkruar Margariti teksa ka falënderuar komunitetet lokale që propozuan dhe këmbëngulën për ta çuar përpara këtë nismë.

Bashkë me “Kcimin e Tropojës”, formulari është nënshkruar edhe për dijebërjen e xhubletës.

Në fakt, “Kcimi i bjeshkës me tupan të Tropojës” kishte nisur rrugëtimin për në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) verën e kaluar. Ai ishte një nga katër “dukuritë” për të cilat Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore i dha dritën e gjelbër për t’u bërë pjesë e pasurisë shpirtërore nën mbrojtje nga shteti.

Të tjerat vlera ishin edhe “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj”, si dhe “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”./ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments