6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Vjedhja më e madhe që i është bërë ndonjëherë Apollonisë

Vjedhja më e madhe që i është bërë ndonjëherë Apollonisë

Qindra objekte janë gërmuar në mënyrë të paligjshme dhe plaçkitur nga parku arkeologjik i Apollonisë, me qëllim që të transportoheshin jashtë shtetit.

Dyshohet se në total janë gërmuar 230 objekte. Gërmimet e paligjshme besohet të kenë ndodhur për disa muaj me radhë.

Dyshohet se janë marrë objekte të ndryshme si bronz, hekur dhe objekte prej qeramike që sipas Kodit Penal dënohet me 15 vjet burg.

Plaçkitja e art-fakteve arkeologjike e ka shqetësuar Shqipërinë që prej Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1967, kur regjimi komunist ktheu vendin në ateist, mijëra kisha e xhami u shkatërruan.

Shqipëria vuajti edhe grabitjen masive të objekteve arkeologjike në fillim të viteve 1990, pas përmbysjes së regjimit dhe në 1997kur vendi u përfshi sërish nga trazirat.

Në vitin 2013, policia gjeti më shumë se 100 piktura fetare dhe laike që datojnë nga shekulli i XV deri në XX, të dyshuara të vjedhura nga kishat dhe qendrat kulturore në Shqipëri dhe në Maqedoninë fqinje.

Manastiri mesjetar ‘Apollonia’ dhe peizazhet e saj janë rehabilituar së fundmi me një fond prej 700 000 Euro të financuara nga BE.

Gërmimet në parkun e Apollonisë filloi gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologët austriakë. Procesi vazhdon ndërsa besohet se pjesa më e madhe e qytetit është ende thellë poshtë kodrave të Apollonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments