Të huajt që kanë shkruar për Arbërinë dhe për gjuhën e saj nuk janë të pakët. Mjafton të kujtojmë që albanologët më të rëndësishëm në periudhat më kyçe historike ishin të huaj.

Ndër këto albanologë janë dalluar gjermanët, të cilët asnjëherë nuk reshtën së studiuari gjuhën shqipe. Kështu sot një vlerë tepër të madhe për gjuhën shqipe ka fjalori etimologjik e Majerit i cili kishte korrespondenca të vazhdueshme me dom Ndre Mjedën me të cilin rrahte mendime dhe bënte diskutime mbi veprën e tij.

Por gjermanët të cilët u morën në veçanti me fjalët ishin dy:

Arnold von Harf dhe Gotfried Wilhelm Leibnitz, të dy për arsye dhe në aspekte të ndryshme.

Arnold von Harff në një ilustrim të vitit 1500
Arnold von Harf ishte një kalorës gjerman nga qyteti i Këlnit, i cili po kalonte në territoret tona dhe kështu, duke dashur të thjeshtësonte komunikimin e tij me popullin, shkroi një fjalorth i cili ka 26 fjalë, tetë fraza e disa numërorë.

Faqe nga libri i Arnold von Harff
Më poshtë janë fjalët që janë në fjalor (në fjalorin origjinal pranë tyre janë fjalët gjermane, por ne po i paraqesim të përkthyera në shqipen e sotme):

boicke – bukë

vene – venë

oie – ujë

mische – mish

jat – gjathë,djathë

foeije – ve

oitter – uthër,uthull,ufull

poylle – pulë

pyske – peshk

krup – krypë

myr – mirë

kyckge – keq

megaru e – me ngrënë

pijne – pimë

taurene – tavernë, pijetore

geneyre – një nieri

growa – grua

denarye – denari

sto -‘shtu, po

jae – ja,jo

criste – Krisht

dreck – dreq

kijrij – qiri

kale – kalë

elbe – elb

fijet -fjetë

Gotfried Wilhelm Leibnitz ishte një filozof i shquar gjerman, shkolla filozofike e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot në botë. Ai shprehu interes për gjuhën tonë, gjë e cila shfaqet nga korrespondencat e tij të vazhdueshme me intelektualët dhe studiuesit e kohës.

Leibniz, portret nga Bernhard Christoph Francke

Korespondenda të Lajbnicit
Sipas studiuesit David Luka, Leibnitz nuk studion fjalët në prizmin etimologjik (ashtu si do të bënin albanologët e mëvonshëm), por krahason disa fjalë të gjuhës shqipe me fjalë të gjuhëve të tjera. Këto fjalë janë:

Hundë

Krah

Mish

Burri

Gaforrei

Çizme

Deet

Ndërsa për tri fjalë të tjera Lebnitz shkruan:

“boeuf është kau… dhe mulier: grue, bon [ne]: e mirë…”

Fjala grue dhe fjala mirë është përdorur nga të dy gjermanët që u interesuan për gjuhën shqipe. Prandaj mund të themi se këto fjalë ishin shumë të përdorura në shqipen e shekujve XV-XVIII. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here