Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë këtu shëndetin kardiovaskular, menaxhimin e diabetit, shëndetin e trurit dhe mikrobiomën e zorrëve. Gjithashtu boronicat ndikojnë edhe në qelizat përgjegjëse për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Studiuesit shprehen se konsumi i një diete të pasuruar me boronica nga gratë për gjashtë javë ndryshon mënyrën e funksionit të qelizave progresive të muskujve.

Studimi u krye në Universitetin Cornell dhe sipas ekspertëve, muskujt humbasin forcën, fleksibilitetin me kalimin e kohës.

Masa e muskujve zvogëlohet tre deri në pesë për qind pas moshës 30 vjeç dhe kjo normë rritet mbi moshën 60 vjeç.

Prandaj, sipas tyre boronicat ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e qelizave progjenitore të muskujve dhe kontribuojnë për një stres më të ulët oksidativ, të cilat çojnë në rigjenerimin e muskujve gjatë procesit të plakjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here