Ngrohja globale mund të jetë duke i shkrirë akullnajat, por a nuk mundem që thjesht t’i shmangemi rritjes së nivelit të deteve dhe të kalojmë në kodra?
Shkrirja e akullit polar shpeshherë është portretizuar si Armagedon që shkakton cunami në kulturën popullore. Në filmin e vitit 2004 “The Day After Tomorrow”, rryma e ngrohtë e Gjirit dhe Atlantikut verior shkakton shkrirje të shpejtë polare. Rezultati është një mur i madh i ujit të oqeanit që e mbush qytetin e New Yorkut e më gjerë, duke lënë me miliona të vdekur. Dhe sikurse vorbulla e fundit polare në Hemisferën Veriore, ajri i ngrirë më pastaj vjen nga polet për ta nxitur një tjetër epokë të akullnajave. Premisa natyrisht se është qesharake. Apo jo?
Tërheqja e shpejtë e shtresave të akullta në Alaskë më 2015 në fakt e shkaktoi një rrëshqitje të madhe të tokës dhe një cunami të madh që ishte afro 200 metra i lartë e që e goditi bregun. Shumë njerëz e ditën këtë apo u merakosën për shkak se fatmirësisht ndodhi në fund të Tokës, kur askush nuk ishte duke jetuar.
Shumëkush mund të besojë se nuk do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë nga thyerja e biliarda tonëve të akullit shkaku i ngrohjes globale. Ne mendojmë se nëse nuk jetojmë në një ishull të vogël në Oqeanin Paqësor apo nuk kemi shtëpi në plazh, atëherë nuk është problemi ynë.
A është ky problemi ynë?
Është e ndërlikuar. Ndonëse është e vërtetë që akullnajat, mbulesat e akullta dhe shtresat e akullit që e përthekojnë 10-përqindëshin e Tokës, janë në mesin e një asgjëkundit, shkatërrimi i tyre i shpejtë ka efekt shpërndarës.
Mendoni se si tërë uji i freskët shtesë në oqean është duke i ulur nivelet e kripës. Dhe se si kjo gjë përzihet me baraspeshën e Rrymës së Golfit, një nga rrymat oqeanike më të rëndësishme në botë. Kjo mund të sjellë klimë të jashtëzakonshme. Pra, shkalla e shkatërrimit të shtresës së akullit është rritur në afër 60 për qind që nga vitet ’90. Kjo ka vlerën e një humbjeje 28-biliardëshe të akullit mes viteve 1994 dhe 2017. Shtresa epike e Antarktidës, më e madhja në botë, ka pësuar gjysmën e kësaj humbjeje.
Çfarë nënkupton kjo humbje?
Lajmet nuk janë të mira. Vorbullat polare që kanë qenë duke e ngrirë Evropën dhe Amerikën Veriore gjatë viteve të fundit janë të lidhura me një rrymë të dobët polare – një skenar që e nxiti epokën e papritshme të akullnajave në filmin “The Day After Tomorrow”.
Të ftohtit mund të mirëpritet pasi planeti po nxehet, por ka diçka tjetër këtu: pjesët e Arktikut po ngrohen gjithashtu. Që do të thotë se akulli që duhet ta reflektojë energjinë e diellit nga Toka nuk është aq sa duhet, që e lejon detin që ta thithë këtë nxehtësi. Habitatet e peshqve, zogjve të detit dhe arushave polare janë duke u zhdukur së bashku me akullin. Edhe shtëpitë e komuniteteve indigjene janë duke u rrënuar në det për shkak të mungesës së akullit. Disa shkencëtarë kanë parashikuar se nga fundi i shekullit, 40 për qind të rajoneve të ftohta do të zhduken, që do të thotë se nuk do të mbajnë më të ftohtë, por do të lirojnë dyoksid të karbonit – dhe jemi duke folur për më shumë se që ka tani në atmosferë. Kjo gjë do të sjellë ngritje të niveleve të detit.
Sa shumë mund të përkeqësohen nivelet e detit?
Le të fillojmë me skenarin më të keq – dhe mbajeni në mend se fajtori këtu do të jenë shtresa e akullit dhe akullnajat në tokë. Nëse shtresa e akullit të Antarktikut, që tërhiqet shpejt, më e madhja në botë, shkrihet plotësisht, oqeanet e botës do të rriteshin për rreth 60 metra. Ky do të ishte Armagedon dhe Londra, Venecia, Mumbai dhe New Yorku do të bëheshin akuariume. Por, mos bëni panik. Kjo gjë nuk do të ndodhë në një kohë të afërt. Por nëse emetimet nuk ulen mjaftueshëm për ta zvogëluar ndryshimin klimatik, disa studiues rikujtojnë se oqeanet do të rriten definitivisht për të paktën 2 metra nga fundi i shekullit. Dhe kjo mjafton për t’i përmbytur disa qindra milionë njerëz që jetojnë nën 5 metra mbi nivelin e detit. Rreth 350 milionë njerëz të tjerë që jetojnë më lart do të duhet të zhvendosen për t’u ikur përmbytjeve.
Çfarë mund të bëhet?
Sigurisht se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Edhe nëse njerëzit e ndalojnë përdorimin e karburanteve fosile nesër, një të tretat e akullnajave që ekzistojnë tani do të shkriheshin.
Për ta ruajtur sasinë e akullit të vlefshëm polar duhet t’i shmangemi rritjes së temperaturës mbi 3 gradë celsius, që Kombet e Bashkuara thonë se është e pashmangshme, nëse qeveritë nuk i arrijnë caqet klimatike që i kanë vendosur. Nëse bota mund të dekarbonizohet deri në vitin 2050, është e mundur që të mbahet rreth një e treta e akullnajave të tanishme deri në fund të shekullit. Për ta arritur këtë gjë duhet që qeveritë të veprojnë dhe të ekzistojë zotimi radikal për ta ulur karbonin.