Si e mori vendlindja ime Toponimin; Fusha e Alie….?
Bib Alia! Lind e rritë në Kastrat të Shkodrës, por nga konfliktet e shumtë që kishte me osmanlijtë i detyruar, vendos të largohet përgjithmonë prej Kastratit. Biba me t’vëllanë dhe djemtë e tij, përpara kishin një sfidë t’madhë, atyre iu duhej që të gjenin një vend tjetër për të jetuar. Ata do udhëtonin për muaj më radhë për të gjetur vendin që ata do donin t’u vendosëshin… Sipas gojë dhënave të paraardhësve mij në mungesë t’dokumenteve thonë së Bib Alia ka patur vetëm katër djem. Demirin, Tafën, Metën, Fasliun, por historianët vendas përmendin dhe dy djem të tjerë të tij, Avdiun me Osmanin.
Pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm në kërkim të një vendi tjetër për të jetuar, rrugës i kap dimri i ftohtë, të lodhur shume ata vendosin që t’pushojnë dhe të kalojnë dimrin në shpatë të një mali. Vend, i zgjedhur prej tyre për të pushuar deri në pranverë. Vendi ku ata qëndruan dhe priten pranverën sot në ditët tona quhet – Gjagjisht! Pikërisht aty vendosin t’kalojnë dimrin e ftohtë dhe në pranverë përsëri në kërkim të një vendi më të përshtatshëm për ta, në kërkim të një vendi ku ata mund të ndërtonin jetën e tyre dhe t’fëmijëve tyre për brezat e ardhshëm, dhe ashtu bëjnë. Pasi kalon dimir, në pranverë ata vendosin të levizin prej aty, në kërkim të këtij vendi që me gjithë shpirt e me shumë sakrifica po kërkonin, ata ishin shpresë plotë se do e gjenin atë që ata kërkonin. Vendi që ata po kërkonin duhej që të paktën të kishte gjërat më jetikë që njeriut i nevojitet për të ndërtuar jetën, ato gjera që bëjnë të mundur jetesën, dhe jo vetëm, ata po kërkonin një vend që mos t’shkelin thundrën e askujt. Pra donin një vend t’lirë dhe të askujt, donin që të ishin t’lirë të ndërtonin jetën e tyre dhe të fëmijëve tyre.
Biba me të vëllanë Nikollën, djemtë, nuset e djemve nuk kërkuan shumë dhe e gjejnë vendin që ata po kërkonin për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre… Vendi ku ata vendosin të qëndrojnë dhe t’a bëjnë shtëpi të tyre i kishte gjithçka që atyre iu nevojitej për të jetuar, si ujë t’pijshëm, dru për dimër, kullota për bagëtitë, etj. Ky vend i mrekullueshëm sot quhet Mustafe; pas gjithë asaj lodhje më në fund atyre iu buzëqeshi fati, në këtë vend të mrekullueshëm ata shohin që përballë tyre kishin malin e Korabit, poshtë këmbëve tyre kishin Drinin e zi, në të lindur dielli rrezet e para të mëngjesit binin direkt në dritaret e tyre, pra ky ishte vendi ideal për ta. Në Mustafe; ku Biba vendosi t’a bëj shtëpi të tij, po aty janë rritur breza të tërë dhe akoma vazhdojnë të jetojnë pasardhësit e tij! Pikërisht në atë vend sot prehen dhe eshtrat e tij. Pas ca kohesh Biba me djemtë e tij, bashkë me të vëllanë Nikollën që për fat të keq nuk la pasardhës, vendosin që të zbresin poshtë dhe të kalojë Drinin e zi dhe të zënë vend në Fushë; që nga Mustafet dukej si panoramë e bukur, por që ishte më shumë se kaq! Fusha ishte shumë e përshtatshme për blegtori dhe bujqësi, por për t’a përdorur këtë Fushë për blegtori dhe bujqësi duhej që më punuar shumë se kjo Fushë ishte krejt pyll… Biba bashkë me t’vëllanë djemtë e tij, punojnë shumë deri sa bëjnë tokë të mjaftueshme për t’a punuar, gjatë vitëve ata e zgjerojnë më shumë territorin e tyre. Ndaj që fusha ishte pyll i madhe ata shumë vonë zbulojnë se aty pranë jetonin, Nikollë Cara me Bib Martini, dhe ata kishin zbritur poshtë në Fushë nga Mustafet!
Bib Alia! Prej Kastrati kishte sjellë një top të madhe dhe nuk i trembej syri që t’a përdorte po të ishte nevoja, dhe e bënte atë kur osmanlijtë shkonin dhe iu kërkonin qjelepë (taksë), ai iu drejtonte topin dhe refuzonte të paguante taksën e kripur të perandorisë dhe i kthente bosh te Pashai. Ata që mblidhnin gjelepin (taksën), në emër të perandorisë ishin (gjelatë), që do të thotë ekzekutues; perandoria ata i kishte sjell prej Turqisë pas vdekjes së Gjergj Kastrioti për t’i shërbyer perandorisë me çdolloj formë! Ata tani ishin shtuar dhe bërë fise të mëdha, duhet përmendur këtu se ata kishin dhe një lloje autonomie prej perandorisë, pra mund të bënin si të donin. Por kishte dhe fise të mëdha vendas (autokton), që punonin për osmanlijtë, Ishin pikërisht autoktonet që silleshin më brutal ndaj vendasve, ndaj atdhetareve të tyre (bëheshin më katolik se papa), silleshin si Pashallarë, sikur të ishin zotët e të gjithë Dibrës! Dhe kur banorët e Dibrës nuk kishin më iu dhenë shumën që ata kërkonin, shërbëtorët e perandorisë iu thenin arra në kokë, një mënyrë poshtëruese për banorët e Dibrës! Kur Biba refuzon që t’paguajë gjelepin (taksën), thyrja e arrës në kokë të tij, nuk iu funksionojë atyre nuk iu eci, por iu ngec sharra në gozhdë. Bib Alia nuk lejojë që shërbëtorët e perandorisë të ushtronin dhunë në banorë të Dibrës siç ata ishin mësuar, por ai iu kthente topin dhe me top Bib Alia mbrojë jo vetëm veten dhe pronat e tij, por dhe bashkë atdhetarët e tij! Ai nuk ishte mësuar më iu nënshkruar askujt, ishte e vetja arsye që ai braktisi dhe iku prej Kastrati për t’mos iu nënshtruar askujt, dhe nuk mund që ai t’ju nënshtrohej ca shërbëtorëve të perandorisë Por me gjestin që ai bëri duke mbrojtur vetën dhe atdhetarët e tij, Bib Alia krijojë armiqësi me familjët më të fuqishme të Dibrës. Futi fëmijët në armiqësi për të drejtën, lirinë dhe pavarësinë e të gjithë zonës nga influenca e perandorisë… Perandoria do i kundër përgjigjej Bib Alisë e gjithë atyre që ishin në krahë të tij, duke vendosur një top të madhe në Ostush të Laçes për të bërë të mundur mbajtën nënkontroll të Bib Alisë; me vendosjen e topit në Ostush të Laçes nga ana e perandorisë plotësonte dhe qefet e ca fiseve të mëdha që me ardhjen e Bibës në Dibër, për ta ishte bërë pengesë e përfitimeve të tyre të paligjshme duke përdorur forcën që ata kishin ndaj banorëve të pa mbrojtura Dibranë; ata iu rrëmbenin pronat Dibranëve dhe pastaj j’ua lëshonin me qera… Kërcënimet e perandorisë me vendosjen e topit në Ostush nuk funksionojë; se as nuk e trembi, dhe as nuk e bëri atë që të tërhiqet ndaj kundërshtimit të tij për taksën, se Bib Alia tani kishte dhe mbështetjen e të gjithë krahinës! Dhe kjo lloj kulturë liridashës dhe atdhedashurie do pasohej te djemtë e tij, ndër breza. Para së t’vdes ai do t’iu ndante pronat djemve për t’mos i lënë pas me ndonjë sherrë të mundshëm vëllezërit, pasi ai mendonte se djemtë e tij kishin plotë armiqësi të jashtme për të pasur një mes tyre; Biba bën një punë që çdo babë i mirë do bënte për djemtë e tij. Duke i ndare djemtë në mënyrë të barabartë dhe duke u siguruar që t’i lënë ata në harmoni të plotë para se t’vdes Bib Alia dhe njëherë iu tregojë armiqve tij, që ishte një burrë prej malësori. Pak para se t’vdes ai iu kërkon djemve që t’i plotësonin dëshirën e tij të fundit që t’a varrosin në Mustafe në vendin ku ai zgjodhi për të jetuar para së të zbresë poshtë në Fushë, dhe ashtu u be. Pas tij stafetën e merre djali më i madhe i tij, Demir Bib Alia.
Pas vdekjes së Bibës Armiqtë e tij të shumtë vazhduan avazin e vjetër duke kërkuar gjelepë në emer të perandorisë osmanë, por dardha nuk kishte rënë shumë largë pemës… Ishte Demiri ai që do refuzonte të paguante gjelep (taksën), siç beri babai i tij. Demiri kishte qenë duke punuar kur e thirrë e jema e tij, hajde shpejtë se kanë ardhur osmanlijtë dhe ty po të kërkojnë dhe këtë radhe nuk janë shërbëtorë të tyre, por janë vetë ata. Ec para i thotë nënës se erdha, ngadalë arrin te shtëpia, në bahçen e tij gjen tre osmanlijë dhe një përkthyes shqiptarë. Populli i Dibrës ishte shumë i varfër dhe nuk kishte mundësi më paguajt gjelepin e konsiderueshëm që iu kërkohej nga perandoria . Demiri, siç bëri babai i tij, dhe ai refuzon të paguajë gjelepin (taksën), pasi ai Fushën e konsideronte pronë të tij, (me të drejtë), dhe jo të perandorisë. Demiri i refuzon ata duke i kërcënuar që të largohen prej pronës tij. Pas refuzimit për të paguajtur gjelepin (taksën), ata e kërcënojnë atë, dhe tentojnë që t’a arrestojnë, Demiri refuzon të arrestohej dhe lufton me ta, duke u përleshur keq me t’a deri sa i ka m’poshtur që të tre duke iu marrë dhe armët. Të rrahur e të masakruar i ka përzënë për në Sheher të Dibrës; në Sheher të Dibrës ishte e vendosur administrata e perandorisë; ata janë paraqitur përpara Pashait të rrahur dhe pa armët e tyre dhe pa gjelep. Pashai i ka pytur se çfarë ju kishte ndodhur? Ashtu të rrahur e të çarmatosur duke iu dridhur zëri, i janë përgjigjur (në një Fushë – një i Alie ka refuzuar të paguaj gjelepin (taksën), dhe për këtë arsye ai na ka rrahur duke na marrë dhe armët) sekretari i Pashait shënon në dokument; Fushë Alie – pas asaj ngjarje e gjithë zona merrë toponimin që ka dhe sot. Fushë – Alie.
Por në të u’instalua sistemi komunsit prej inati se pse pasardhësi i Bib, Demir, Alisë, Halil Alia luftoj kundër komunizmit se nuk pranonte të behej pjesë e robërisë dhe donte të luftonte kundër sllavo-komunizmit, dhe ashtu bëri. Kur komunistët erdhën me dhunë në pushtet ata ndërruan toponimin e zonës nga Fushë – Alie, në ‘Fushë-Çidhën’… Fushë – Alie është quajtur për dy shekuj, por me keq ardhje e them se ka ca servile dhe fëmijë të etërve që ky toponim iu bën alergji që t’a thërrasin ashtu siç e ka, Fushë – Alie, por nga inati dhe nostalgjia që kanë për kohën e sllavo-komunizmit i thonë ‘Fushë – Çidhën’.

  • gojëdhëna të familjarëve!
    Nga ; Ergen Alia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here