Një lloj mjalti i pazakontë në Turqi ka thyer rekordin për mjaltin më të shtrenjtë në botë. “Centauri” kushton 10 mijë euro për kilogram, ka njoftuar uebfaqja e Librit të Rekordeve “Guinness”.
Ajo nxirret nga një shpellë me lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit, larg nga qendrat e banimit të njerëzve apo edhe bletëve.
Nektari është në ngjyrë të mbyllët dhe ka shije më të hidhët.
Sipas ekspertëve, ajo përmban përbërës të mrekullueshëm që i bëjnë mirë shëndetit. Ka magnez, kalium, flavonoide dhe antioksidantë. Këto prodhohen nga bimët medicinale të mbjella përreth shpellës.
Për dallim nga shumica e bletarëve që mbledhin mjaltin dy-tri herë në vit, për këtë mjaltë bletarët punojnë një herë në vit.