Vitamina C është e nevojshme për të forcuar imunitetin, sidomos në periudhë virozash. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë. Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.

Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë. Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, këshillohet që si fillim të konsultoheni me një mjek. Më poshtë, do t’ju sugjerojë një listë me lëngje të plota frutash të pasura me vitaminë C por edhe antioksidantë.

Lëngu i Portokallit Për Imunitetin
Lëngu i portokallit është shumë i pasur me vitaminë C dhe rekomandohet kundër inflamacionit, sidomos atij që shkaktohet nga një regjim ushqimor me bazë mishi. Ekspertët thonë që për të marrë këto vlera duhet të pimë lëng portokalli me gjithë tul çdo ditë.

Lëngu i Rrushit Për Trurin
Lëngu i freskët i rrushit është plot me vitamina dhe antioksidantë të cilat i bëjnë mirë trurin. Eksperimentet e kryera tregojnë se konsumi ditor i këtij lëngu për të paktën 12 javë përmirëson ndjeshëm kujtesën.

Lëngu i Boronicës së Kuqe Për Tretjen
Përveç vitaminës C, ky lëng është shumë efikas kundër infeksioneve të veshkave por edhe për përmirësimin e sistemit tretës. Ai pengon prodhimin e baktereve të ulçerës, por që të merrni këto përfitime, ky lëng duhet të jetë 100 përqind natyral.

Lëngu i Domates Kundër Kancerit
Domatet përmbajnë shumë antioksidantë që janë të nevojshme për betejën kundër kancerit. Bashkë me domatet ju mund të shtrydhni disa perime për të marrë jo vetëm vitamina dhe antioksidantë por edhe fibër dhe minerale.

Lëngu i Kumbullës Për Një Tretje Më Të Mirë
Lëngu i kumbullës është plot me antioksidantë, kalium dhe fibër. Ai shërben si laksativ dhe lehtëson jashtëqitjen.

Lëngu i Shegës Plot Antioksidantë
Shega është një thesar vlerash dhe lëngu i saj përmban më shumë antioksidantë se çaji jeshil apo vera e kuqe. Antioksidantët na mbrojnë nga radikalet e lira të cilat shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe sëmundje më të këqija, siç është kanceri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here