Rrjeti i njohur social, Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj.

Aplikacioni ka ndaluar mundësinë që të rriturit t’u dërgojnë mesazhe direkte adoleshentëve që nuk i ndjekin dhe i ka prezantuar

“masat e sigurisë” që do t’u shfaqen të rinjve kur të rriturit që u shkruajnë “kanë pasur sjellje të dyshimta”.

Këto masa të sigurisë ua mundësojnë përdoruesve të rinj opsionin që të raportojnë apo bllokojnë të rriturit që u shkruajnë. Masat do t’ua kujtojnë të rinjve që të mos u përgjigjen të rriturve dhe të jenë të kujdesshëm “në ndarjen e fotografive, videove apo informatave me dikë që s’e njohin”.

Njoftimet shfaqen kur sistemet vërejnë sjellje të dyshimta të përdoruesve.

Kompania s’ka dhënë detaje se si funksionojnë këto sisteme, por ka njoftuar se veçoria do të jetë në dispozicion këtë muaj dhe në gjithë botën “së shpejti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here