DETI I VDEKUR

Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik, u zbuluan në një shpellë në afërsi të Detit të vdekur në Izrael, zbulimi i parë i tillë në dekada, sikur bën me dije Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.

Zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran”, u gjet në shpellë, në veri të Detit të vdekur.

Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike, të njohura deri më sot.

”Gërmimet e mëtejshme në shpellë, filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur nga plaçkitjet në shkretëtirën e Judesë”, – theksohet nga autoriteti për antikitetet.

”Zbulimi i ri, përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; mumien 6 000-vjeçare të një fëmije; monedha; maja shigjetash; rroba; sandale; krehër, si dhe një shportë rreth 10 500-vjeçare, ndoshta më e vjetra që është zbuluar ndonjëherë”, –  sikur dëshmojnë autoritetet.

“Këto objekte, nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, – tha Avi Cohen, kreu pranë ministrisë së Trashëgimisë dhe Jeruzalemit. /konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here