Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë mbledhur sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca, pas pezullimit nga disa vende evropiane, transmeton Indeksonline.
Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut të raportuara pas administrimit të vaksinës.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se numri i incidenteve përputhet me normën e raportuar zakonisht në popullatën e përgjithshme, raporton BBC.
Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thanë se nuk ka prova të mpiksjes së gjakut.
Edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të zhvillojë takim sot.
Pas takimit, pritet të lëshojë vendim mbi përdorimin e vazhdueshëm të vaksinimit Oxford-AstraZeneca./