Për më tepër, ju ofenduat popullin tonë dhe e krahasuat me “dele shqiptare” dhe sipas zakonit tuaj mendoni për ne me terma fyes. Siç e treguat dhe vetë me dijet tuaja të mangëta, ju nuk keni ndonjë njohuri mbi racën time. Të paret e mi ishin nga Epiri, nga ku lindi Pirro, forca e të cilit nuk mundi të mposhtej nga përpjekjet e Romakëve. Ky ishte Pirro, të cilin Taranto dhe shumë vende të tjera të Italisë e mbështetën me ushtri.

Unë nuk kam nevojë të flasë për Epirotët, ata janë burra shumë herë më të fortë se tarantinët tuaj, një lloj specie burrash të lagësht që kanë lindur vetëm për peshkim. Nëse ju doni të thoni se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë, unë mund të pohojë se shumë nga paraardhësit tanë ishin fisnik që shkuan larg deri në Indi nën komandën e Aleksandrit të Madh duke i mundur të gjithë ata popuj. Nga ata burra rrjedhin këta që ju keni quajtur dele. Por natyra e gjërave nuk ka ndryshuar: Përse burrat tuaj ikin nga sytë këmbët përpara këtyre ‘deleve’?“

(Marrë nga libri i shkrimtarit francez Pagnel, “Turqit dhe Historia e Skënderbeut”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here