Më 17 qershor 1984, në fshatin Brar të Tiranës, u zbulua një varr i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit. Në të janë skalitur 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjesëtareve të familjes të sundimtarit arbëror. Mbi të ndodhet edhe mbishkrimi: “Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd Mihal Zeguri, me bashkëshorten dhe nipërit”. Siç dihet Principata e Arbërit u formua në vitin 1190 dhe ishte i pari shtet feudal shqiptar që është dokumentuar dhe ekzistoi deri nga fundi i shekullit XIII.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here