Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.
Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e tij mbi mbretin Pharnaces II të Pontit në Zela në 47 pes. Në atë kohë lufta civile romake ishte në kulmin e saj. Cezari luftonte kundër Senatit, të kryesuar nga Pompeu. Pas fitores së tij, Cezari do të mblidhte të gjitha pushtetet në duart e tij, duke anuluar në thelb Republikën Romake. Mbretëria e Pontit, në bregdetin jugor të Detit të Zi, ishte një armik problematik i Romës për vite me rradhë. Duke ditur se Cezari ishte i përqendruar në betejën kundër Pompeut në Egjipt, mbreti Pharnaces mendoi se kishte një mundësi për të rimarrë disa nga territoret e humbura dhe kështu pushtoi Cappadocia. Solli një goditje të rëndë ndaj rezistencës së rraskapitur romake, ndërsa pati zëra se torturoi robërit romakë.

Kur Cezari u kthye nga Egjipti, vendosi t’i jepte një mësim të mirë Pharnaces. Mundi në Zela, ushtrinë e madhe dhe të mirë organizuar ponte në vetëm pesë ditë dhe nuk mund të mos mburrej në lidhje me të në një letër dërguar mikut të tij, Amantio në Romë. Pra, kështu doli fraza. Suitonios madje pretendon se Cezari tha frazën e famshme duke shëtitur me kalin e tij menjëherë pas betejës. Ishte një moment vendimtar në luftën civile kundër Pompeut dhe mbështetësve të tij dhe në karrierën e Cezarit.
Fushata në Britani.

Kishte mbizotëruar pikëpamja e gabuar se fraza lidhet me pushtimin e Cezarit të Britanisë. Kjo do të ishte mjaft e vështirë pasi fushata në ishullin e veriut nuk ishte shumë e kënaqshme. E pushtoi dy herë, në vitet 55 dhe 54 para Krishtit. Zbarkimi i parë ndodhi në Deal të Kent. Nuk kishte asnjë port natyror dhe ushtarët duhej të binin në ujëra të thella dhe të pllaquriteshin drejt forcës së madhe britanike që ishte mbledhur në breg. E vetmja gjë që i mbante nën kontroll vendasit, të cilët ishin pikturuar në ngjyrë blu, ishin katapultat romake dhe anijet. Pas disa betejave të vogla, Cezari vendosi të kufizonte humbjet e tij dhe u tërhoq në Galicia. Një vit më pas u kthye me 10.000 burra duke lundruar në lumin Thames dhe u përpoq të vendoste një aleat romak si mbret. U largua pak më vonë pas duke shprehur ankesën se nuk kishte diçka që ia vlente në Britani dhe se vendasit ishin veçse një hordhi barbarësh me qeverisje të keqe që shkëmbenin gratë dhe torturonin pulat. Asnjë romak nuk mbeti në ishull. Historia e pushtimit u skenua për nder të Senatit: pushtimi i “tokës përtej oqeanit” forcoi profilin e Cezarit në atdheun e tij dhe përcaktoi marrëdhëniet midis Romës dhe Britanisë. Tregtia dhe ndikimi romak vazhdoi të rritet pa nevojën për pushtim të plotë. Kur kjo ndodhi, 96 vite më vonë nga perandori Claudius, u deshën katër legjione, vetëm 15% të totalit të trupave romake, për të përfunduar punën. K.E/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here