“Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh i gjunjëzuar” Pasardhës i një familjeje të klasës së mesme, Emiliano Zapata u lind më 8 gusht 1879 në fshatin San Miguel Anenkouilko të shtetit meksikan Morelos.Mulat nga origjina dhe fëmijë nga një familje me 9,10 fëmijë,Zapatat kishin dhënë gjakun e tyre në betejat kundër Spanjës,kundër dominimit francez dhe në favor të reformave sociale,të cila kishin ngjyer ADN-në e Emilianos.

Çastet kryesore të veprimit të dy fillojnë gjatë periudhës qeverisjes së Meksikës nga diktatori Porfirio Diaz,kur 85% e tokës i përkiste 2% të popullsisë.Zapata zhvilloi shumë herët aktivitet opozitar dhe në 1909 u zgjodh president i një grupi lokal për të pretenduar tokën e punueshme,konfiskuar në dobi të pronarëve të mëdhenj.Në nëntor 1910 varfëria e fermerëve çoi në një kryengritje të madhe fshatare në vend nën Francisco Mantero, një kundërshtar politik i diktatorit Porfirio Diaz.Zapata u bashkua me të,mori armët dhe slogani “tokë dhe liri” udhëhoqi fshatarët e revoltuar,duke marrë territore gjithnjë e më shumë. Kur e humbi besimin te Francisco Madero,Zapata përpiloi planin Ayala.

Me këtë kërkonte konfiskimin e tokës nga gjithë të huajt dhe 1/3 e territoreve të feudalëve,gjithashtu dhe kthimin e territoreve të konfiskuara nga vendasit.Sipas Planit Ayala,të gjitha tokat e konfiskuara do të bëheshin pronë e komuniteteve indiane.Natyra e planeve të tij bëri shumë intelektualë t’i lidhin teoritë e tij me ato të Karl Marksit.Pas shtypjes së kryengritjes së Madero,në shkurt 1913,Zapata bashkoi forcat me ato të Pancho Villa në veri dhe Pascual Orozco me të cilët vazhduar betejën edhe kur ra diktatura e Diazit.Me Pancho Villa apushtuan tre herë qytetin e Meksikës, por u detyruan të tërhiqen.Më 10 prill 1919,Zapata ra viktimë në pritë.U ekzekutua nga forcat qeveritare gjatë një takimi me një gjeneral i cili gjoja do të bashkohej me revolucionin. Personaliteti i fortë i tij frymëzoi popujt e Amerikës në luftën e tyre për liri dhe barazi dhe deri më sot përbën burim frymëzimi për shumë muzikantë,kryesisht nga zona e nëndheshme e Amerikës Latine,por jo vetëm. K.E

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here