Keqinformimi mbi alternativat më pak të dëmshme të duhanpirjes po dëmton shëndetin publik. Ky është një prej konkluzioneve që vjen nga përtej oqeanit, prej eksperiencës së një ish duhanpirësi qe ja doli falë alternativave, të hiqte dorë nga cigaret.

Te duhanpirësit e rritur amerikanë, prej kohësh është vënë re tendenca e lënies së cigares dhe kalimi tek alternativat pa tym, por jeta gjatë izolimit prej Covidit-19 dhe keqinformimi i mediave mbi këto alternativa, ka shtyrë shumë prej tyre tek rikthimi i zakonit të vjetër me djegie.

Në këtë mënyrë shihet se ky sulm në vend që të ndihmojë shëndetin publik, po e dëmton atë.Thomas Brown, mësues historie, ja doli të heqë dorë nga cigaret pas 20 vitesh konsum të përditshëm, falë cigareve elektronike, po e ndan eksperiencën e tij me të gjithë. Ai shprehet se “Shumë shpesh, perfektja në të vërtetë është armiku i së mirës: të sulmosh alternativat pa tym do të thotë të mbrosh pirjen e cigareve”.

Ai komenton ndikimin e mediave tek duhanpirësit përmes keqinformimit. Sipas tij, në kohën kur mediat ndërkombëtarë, për pjesën më të madhe të vitit 2019 dezinformuan në mënyrë të përsëritur publikun për atë që po vriste disa përdorues të cigareve elektronike – ata kurrë nuk i korrigjuan faktet. Sigurisht që publiku gabimisht mendon se alternativat janë disi të ngjashme dhe po aq të rrezikshme sa tymi i cigareve.

“Të thuash se cigaret elektronike janë të shëndetshme është e pasaktë. Ndërsa të pranosh se janë ekuivalente me rreziqet që paraqet pirja e cigareve jo vetëm që nuk është e saktë, por është edhe e gabuar. Krahasimet negative midis alternativave dhe pirjes së duhanit kërkojnë që shumë prova të merren seriozisht”, thotë Brown.

Eksperiencën e tij ai e mbështet në analizimin e fakteve dhe studimeve në mbarë botën, kryer nga vet kompanitë e duhanit, apo ekspertë të fushës dhe shëndetit publik.

Në bilancet e tyre vjetore të viteve të fundit, kompanitë e duhanit kanë deklaruar shifra rënieje për sa i përket shitjes së cigareve, pasi duhanpirësit duken më të prirur të provojnë si cigaret elektronike, duhanin me ngrohje apo vaping. Kjo tendencë e duhanpirësve ka rezultuar dhe në disa hulumtime të zhvilluara në shtete të ndryshme amerikane.

Ndryshe shfaqet situata në Mbretërinë e bashkuar, ku Agjencia e Shëndetit Publik, jo vetëm mbështet alternativat pa tym, por udhëzon dhe mjekët për të inkurajuar pacientët e tyre duhanpirës për të lenë cigaren.

Sipas NHS angleze, “Shumë njerëz i konsiderojnë cigaret elektronike – të njohura edhe si vaping – të dobishme për ndalimin e pirjes së cigareve. Cigaret elektronike nuk janë plotësisht pa rrezik, por ato janë më pak të dëmshme se cigaret. Lënia e duhanit me një cigare elektronike është veçanërisht e efektshme kur kombinohet me ndihmën e ekspertëve ”Ndërkohë Revista Addictive Behaviors botoi një studim duke deklaruar se “Përdoruesit e përditshëm të alternativave të duhanpirjes kishin 3 herë më shumë gjasa të hiqnin dorë nga cigaret krahasuar me të tjerët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here