Në shumë shtete rreth botës, qentë e pastrehë janë duke u bërë problem në rritje vazhdimisht, por jo për Holandën, shkruan lajmi.net.

Të gjithë qentë e pastrehë janë marrë nga rrugët dhe iu është gjetur një shtëpi. Kjo u arrit me shtysën e qeverisë, sepse ata ndihmuan më mbledhjen e qenve, sterilizimin, vaksinimin dhe identifikimin e qenve.

Në vitin 2016, të gjitha rrugët u spastruan nga qentë endacak, dhe të gjithë tani kanë një vend të ngrohtë që të bëjnë gjumin.

Kjo është një zgjidhje shumë e mirë, si për njerëzit edhe për qentë. Mungesa e vaksinimit të qenve endacak, qon deri tek tërbimi. Ky është shkaktari i sulmeve nga qentë endacak vazhdimisht.

Gjithashtu shumë prej tyre ngordhin në rrugë nga uria, dhe në këtë mënyrë, edhe njerëzit edhe qentë janë më të sigurt.

Holanda ka një histori të pasur me qentë, shkruan lajmi.net. Thuajse çdo familje në shekullin e 19 ka pasur një qen, edhe ata janë parë si simbol social.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here