Njerëzit e hershëm i mbijetuan dimrave të ftohtë para 400 mijë viteve duke ngadalësuar metabolizmin e tyre dhe duke rënë në letargji për muaj, raporton “DailyMail”.
Këtë e kanë zbuluar ekspertët e fosileve. Dëshmi të reja nga eshtrat e gjetura në një varrezë të lashtë masive në Spanjën veriore, sugjerojnë se qindra mijëra vite më parë njeriu kishte aftësinë për të rënë në letargji, transmeton lajmi.net.
Fosilet që datojnë 400 mijë vite më parë, shfaqin ngadalësim të rritjes së eshtrave për disa muaj

Ekspertët krahasuan këtë dëmtim të eshtrave me ato të kafshëve që bien në letargji, dhe kuptuan se paraardhësit tanë me gjasë kanë bërë të njëjtën.
Kjo varrezë masive prej ku u morën eshtrat të cilat sollën në këtë përfundim është një prej thesareve paleontologjike më të rëndësishme në të gjithë botën.
Përmban eshtra më të vjetra se 400 mijë vjet, në një vrimë rreth 15 metra të thellë.
Gjithashtu zona në të cilën u gjetën këto eshtra ka gjurmë se tregojnë që në atë kohë nuk ka qenë shumë e banuar nga kafshët, pra ushqimet e pasura me yndyrë dhe proteina ishin në mungesë, sidomos gjatë dimrit.


