Në agun e shekullit të 19-të, Shqipnia jonë ishte e molepsun prej epidemive. Konsujt francezë në Toskëni njoftonin zymtësisht se “murtaja vazhdonte me forcë në krejt Shqipërinë”. Me 1817, simbas nji bejtexhiu në Gjinokastër dhe katundet përreth murtaja kositi 6 mijë njerëz.

Por ai që grekët sot e kësaj dite e quejnë Liontari tis Alvanias (Luani i Shqipnis’), Ali pashë Tepelena bani diçka të rrallë.

Në kundërshtim me rregullat idioteske të Portës që ndalonin injektimin e substancave në trupin e njeriut, Aliu nisi për herë të parë vaksinimin e popullatës në zotnimet e tij.

Simbas Ilir Ushtelencas te libri i tij fenomenal “Shteti dhe Qeverisja e Ali Pashë Tepelenës”, kur në pashallëkun e Janinës ra sëmundja e variolës, Aliu “urdhëroi të bëhej vaksinimi i popullsisë me vaksinën e sapo zbuluar nga mjeku anglez Xheneri dhe ua dha këtë në sipërmarrje mjekëve të huaj që mbikqyreshin nga mjekët e tij” (2009: 135)

Nji shqiptar si Aliu…

/ Nga Salih Mehmeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here