6.1 C
Pristina
Friday, March 5, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI U masakruan nga grekët, por çamët nuk u hakmorën kundër minoritetit

U masakruan nga grekët, por çamët nuk u hakmorën kundër minoritetit

Greqia kreu masakra dhe krime të pamëshirshme kundër popullsisë shqiptare në trojet e Çamërisë.

Në fillim Greqia i shkëmbeu me Turqinë pas marrëveshjes për të riatdhesuar grekët. U morën shqiptarët myslimanë dhe u dërguan si turq në Turqi.

Më pas nisën masakrat dhe vrasjet. Jani Prifti, bashkëpunëtori i Konica.al nga Himara, në rrjetin e tij social shkruan se pas Luftës së Dytë Botërore, myslimanët shqiptarë u masakruan dhe ato që shpëtuan u dërguan në Shqipëri. Çamët ortodoksë u asimiluan me forcë dhe u kthyen në grekë.
Ajo që Prifti rrëfen është se populli shqiptar nuk u hakmor kundër popullsisë greke në Shqipërisë, në zonat ku jeton minoritet, si në Konispol ose Dropull.

‘Kureshtje….. Për të kuptuar, sepse kur shikon shumë faqe dhe në krahinën tonë, i quajnë shqiptarët çamë sikur janë e keqja më e madhe!

Kureshtja të bën të lexosh akoma më shumë rreth çështjes çame. Përveç se largimit me forcë gjatë shkëmbimit të popullsive mes Turqise e Greqisë…..

Në ditët më të errëta për këtë popullsi, mbas Luftes së Dytë Botërore, me forcë u shpërngulen ata me fe myslimane, kurse shumica e çamëve ortodoksë u asimiluan.

Gjurmë të çamëve ortodoksë gjen akoma në Prevezë, Gumenicë etj, ku gjuha flitet akoma!

U vranë dhe u shpërngulen me forcë sepse u gjet një arsye nga më absurde: Bashkëpunëtorë nazistësh , kriminelë lufte etj (bashkëpunëtore me forca pushtuese ka çdo kombësi, që nga Aleksandri i Madh e gjen këtë fenomen, edhe tek Jezusi e gjen po të njëjtën gjë, por çfare faji ka civili).

Shumë nga kjo popullsi u vra nga ekstremi politik dhe pjesa tjetër drejtë Shqipërisë. As nuk mund të imagjinohet dhimbja dhe vuajtjet gjatë udhës për në Shqipëri….

Përtej çdo lloj ekstremi njerëzor! Dhe kjo popullsi kur arriti në Shqipëri behët pyetja:

Si ka mundësi që nuk u hakmorën kundëe minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë. As në Konispol , asnjë përpjekje për të goditur një popullsi civile të një etnie tjetër.

Është një rast që se gjen kurrkund në botë! Ndoshta lidhjet dhe bashkëjetesa mijëra vjeçare midis dy popujsh u ruajt edhe në një moment të tillë! Kur lexon pjesë të gjuhës arvanitase, suliote, është gati e njëjta si dialekti çam!

Despotati i Epirit dihet Historia. Përse dy popuj në bashkëjetesë mijëra vjeçare u shkaterrua në mënyrë të njëanshme nga një politikë e poshtër. Arvanitasit luftuan dhe në fund u tradhtuan në të drejtat e tyre. Përse çamët nuk u hakmorën ? Interesante…….’-shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si i dënoi Hitleri tre oficerët që e tradhtuan?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hitleri u befasua kur mësoi se tre nga oficerët e tij e kishin tradhtuar.

Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV.

Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV. (Harta është botuar nga historiani Ivan Božić në “Nemirno Pomorje XV veka”,...

Varri i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit

Më 17 qershor 1984, në fshatin Brar të Tiranës, u zbulua një varr i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit....

Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë

Në fundjavë më ftohtë.  Të shtunën në mëngjes shi dhe borë.  Nga e diela me kthjellime.  Në fillim të javës sërish priten...

Recent Comments