6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home KËSHILLA Sëmundja e veshkave/Si të shmangim ushqimet që na dëmtojnë

Sëmundja e veshkave/Si të shmangim ushqimet që na dëmtojnë

Sëmundja Kronike e Veshkave është një humbje progresive e funksionit të veshkave  e cila mund të kërkojë disa muaj apo vite për t’u zhvilluar.

Çdo veshkë përbëhet nga rreth 1 milion njësi filtruese të quajtura nefrone. Nëse nefronet dëmtohen, ato ndalojnë së punuari. Nefronet e shëndetshëm, përballojnë një ngarkesë shtesë pune për një kohë të caktuar. Por, nëse dëmtimi vazhdon, gjithnjë e më shumë nefrone humbin funksionin dhe në një moment të caktuar ata që mbeten nuk mund të filtrojnë gjakun mjaftueshëm për të na mbajtur të shëndetshëm.

Ja çfarë duhet të bëni:

1/ Kjo sëmundje shkaktohet  edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit.

Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje.

Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera.

2/Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore. Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë. Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt.

Studimet thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh.

Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit. Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.

3/Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë.

Sipas të dhënave ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët,  frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli.

Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt. Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këto janë automjetet më gjigante në botë !(Video)

https://youtu.be/d2CjmdMP1BQ?t=49

Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse vuani nga anemia

Anemia mund t’ju bëjë të ngadalshëm dhe të nevrikosur. Edhe pse rastet dallojnë, shpeshherë anemia mund të ndërlidhet me mungesën e materieve...

”U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,..”

KANGA QË S'KUPTOHETMelodisë kombëtareU vodh kanga nga zemra e kombit,shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,këndoi ujen...

Recent Comments