6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Pse shqiptarët mbanin flokë të gjatë dhe kësula prej leshi?

Pse shqiptarët mbanin flokë të gjatë dhe kësula prej leshi?

Që arbnorët kanë qenë një popull origjinal në fund të mesjetës, atëherë kur po lindte Europa e Re, kjo nuk ha shume diskutim”, – thotë Artan Shkreli. Sipas tij, origjinalë në shumë pikëpamje, ata ndaheshin në mjaft pika prej fqinjëve të tyre jugorë e veriorë dhe pavarësisht ndërlidhjeve të paevitueshme me ta, në shumë aspekte, shfaqeshin ndonjëhere me afër me popujt matanë detit se me këta fqinjë të vjetër./Konica.al

Artan Shkreli shkruan se dukja i tyre i bënte ata të dallueshëm menjëherë. Shumë autorë të asaj kohë për shembull, sa për të ndaluar në një anë të saj, i përshkruajnë me flokë të gjatë dhe u kushtonin vëmendje të posaçme. Po aq e veçantë ishte mbi kryet e tyre dhe kësula prej leshi me strehë, e njohur si “albanais”.

Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.

Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”./Konica.al

Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç vikingët dhe normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se, sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.

Shkreli, shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885.

Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm./Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments