6.1 C
Pristina
Friday, March 5, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Pse katalanët u bënë figura të tmerrit në mitologjinë shqiptare?

Pse katalanët u bënë figura të tmerrit në mitologjinë shqiptare?

Katalanët, populli që po kërkon gjithnjë e më zëshëm shkëputje nga Spanja, kanë bërë vend edhe në kujtesën kolektive shqiptare.

Ushtarët katalanas ishin ftuar nga perandori bizantin Androniku II Paleolog, në vitin 1302, për të luftuar turqit që bënin inkursione në prapashpinën e bizantinëve, por edhe në Ballkan, shkruan Konica.al.

Nën drejtimin e Roger de Florit, katalonasit i thyen turqit në një varg betejash në Azi të Vogël gjatë viteve 1305-1307.

Por fryti i fitores do të rriste lakminë për plaçkitje në viset e brendshme të Ballkanit jugor, si në Maqedoni, Thesali dhe Atikë që banoheshin anë e përtej nga popullata arbërore.

Fushatat plaçitëse të katalanëve në tokat e bereqetshme arbërore zgjatën dy vite, nën drejtimin e Berenguer de Entenza. Si pasojë e brutalitetit të pashembullt, këto njësi u shkishëruan nga Papa Klementi V.

Megjithatë, ata do të bëheshin zotër të Dukatit të Athinës, nga viti 1311 deri më 1379.

Nga kjo kohë, katalanasit hynë në mitologjinë arbërore si përbindsha njeringrënës.

Të bëmat shkatërrimtare të luftëtarëve katalanas shkaktuan tmerre e mjerime, sa përfytyrimi popullor shqiptar i njëjtësoi ata me qenie të frikshme demoniake.

Sipas albanologëve që kanë studiuar folklorin shqiptar, figura e ‘Katallanit’ i është mbivendosur një personazhi tjetër të mitologjisë shqiptare, siç ishte ciklopi ose siç quhej në jug ‘syqenhënjeri’ (një bashkim i sy qen ha njeri).

Në përfytyrimet mesjetare shqiptare Katallani ishte një gjigand njeringrënës që jetonte në kuva dhe kishte një sy në mes të ballit, pa gjunjë dhe pa këmbë të drejta.

Nga përdorimi i gjatë u krijua në shqip edhe kuptimi burrë katallan që i referohej një burri me shtat të gjatë.

Emërtimi ‘Katallan’ ishte bashkëshkrirë gjatë periudhës së pushtimit osman me folk-etimologjinë ‘katil’, që në arabishte nënkupton ‘vrasës’. /konica.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sa shtëpi shqiptare ka pasur Sanxhaku i Pazarit te Ri (Novi Pazar) në vitin 1910?

Të gjitha të dhënat historike duke përfshirë fotografitë tregojnë qartë e pa dyshim se ai që sot quhet Novi Pazar dhe gjendet...

Si i dënoi Hitleri tre oficerët që e tradhtuan?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hitleri u befasua kur mësoi se tre nga oficerët e tij e kishin tradhtuar.

Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV.

Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV. (Harta është botuar nga historiani Ivan Božić në “Nemirno Pomorje XV veka”,...

Varri i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit

Më 17 qershor 1984, në fshatin Brar të Tiranës, u zbulua një varr i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit....

Recent Comments