d. Bleta

Ndër Shqiptarë në të kaluarën tregohej një nderim i veçant për bletën. Ka mjaft legjenda që ajo sipas besimit popullor paska qenë dikur njeri. Për bletën nuk thonë “ngordhi”, por “vdiq”, se ajo paska cilësi të njerëzve dhe jo të insekteve.

Është e ndaluar në mënyrë të rreptë që ajo të namet, se një veprim të tillë e quanin gjynah dhe me pasoja të padëshirueshmenë bereqet. Kur i marrin mjaltin bletës, lahen në mënyrë të veçantë, duke u nisur nga besimi se po të mos lahen, bletët nuk prodhojnë më mjalt dhe se paska rrezik të “vdesin”. Nopça mendon se ky adhurim i veçantë i bletës ndër Shqiptarë ka të bëjë me kultin e Mitrës me burim nga mitologjia e lashtë persiane. Ndoshta më mirë e më bindës do të ishte që ky kult të shpjegohet, me tradita të hershme vendëse. Tradita e rritjes së bletëve është e njohur ndër Ilirë, ndër Arbër të Mesjetës e përgjithësisht në Ballkanin e vjetër. Ilirët bënin verë prej mjaltit të bletëve.

Shkëputur nga libri “Mitologjia Ndër Shqiptarë – Mark Tirta”. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here