Shqipëria u përfshi këtë fundjavë nga reshje të dendura të dëborës ndërsa për javën që pritet të vijë, parashikohet të dominojë moti i kthjellët, por duke mbetur tek temperaturat e acarta.
Sipas Meteoalb, nga e hëna deri ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta por që do jenë kalimtare. Dita e enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash, ndërkohë java mbyllet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
“Era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve intensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.
Për tu theksuar është se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit”,- thuhet në njoftim.
