Epitafi i Gllavenicës
Dora e Gjergj Arianitit dhe arqëndisësit
Viti 1373
Gjetur në Ballsh
Pëlhurë e qëndisur me fije ari dhe argjendi
Përmasat: 211×114 cm
Nr. inventari 1539
Epitafi i Gllavenicës daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar, në afërsi të Ballshit. Gjatësia e epitafit është 211 cm, aq sa gjatësia e një varri të zakonshëm, ndërsa gjerësia 114 cm. Epitafi i Gllavenicës është i qëndisur me fije ari në mëndafsh të butë nga dora e murgut Savia, me porosi të Gjergj Arianitit. Këtë fakt e vërteton mbishkrimi, i cili gjendet i qëndisur me ar dhe argjend në dy shtylla, pranë kokës dhe këmbëve të Krishtit që paraqitet i pajetë. /Muzeu Historik Kombetar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here