Veshja me Xhubletë

E merr këtë emer nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kerrdhokell. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me kellei shajaku ose me çorape te gjata si dhe me opinga lekure.

Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqëtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janë të njohura si të templarëve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentikës së qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. Misteri i veshjes së zezë është më i madh se dija mbi përmbajtjen e saj.

Në këtë veshje bie ne sy forma e xhubletes, krejt e veçante nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here