LINDJA E MESME
Arkeologët kanë mundur të identifikojnë kohë më parë, vendndodhjen e disa prej qyteteve të antikitetit. Reth 11 prej tyre, tashmë zhdukur prej shekujsh, u zbuluan falë të një tabele prej balte rreth 4,000-vjeçare, e përdorur kjo, nga tregtarët e lashtë në Perandorinë Asiriane.
Tabelat u zbuluan në Turqinë e sotme, në qytetin e lashtë të njohur si Kanesh. Pllakat e baltës tregojnë detaje nga tregjet e mbretërisë së Asirisë, sipas “Uashington Post”.
Përkthimi i kujdesshëm i teksteve nga antikiteti, ka zbuluar diçka krejt të papritur për arkeologët: vendndodhjet e qyteteve të lashta që kanë humbur prej kohësh, nën rërë.
Shkruar në shkrimin e lashtë kuneiform – zhvilluar nga sumerianët e lashtë – pllakat detajojnë një sërë transaksionesh biznesi, llogari, vula, kontrata e madje edhe çertifikata martesore.
Sikurse raportohet, zbulimi ka potencialin për të ndryshuar njohuritë mbi perandorinë e lashtë asiriane.
Pas deshifrimit dhe mbledhjes së informacionit të plotë, studiuesit filluan të përshkruanin vendet e mundshme përmendur në pllakat e baltës: të dhënat tregojnë largësinë midis qyteteve të Mesopotamisë, të zbuluara tashmë nga arkeologët, nga ata që nuk i kanë gjetur ende.
Pllakat e lashta prej balte kanë zbuluar se Kaneshi, dikur një vendbanim i vogël tregtar, u bë një nga vendet më të rëndësishme tregtare të rajonit. Ato ofrojnë një udhëtim në të kaluarën, pasi pasqyrojnë deri në detaje lulëzimin e ekonomisë së tregut, në një qytet antik si Kaneshi.
Pllakat e argjilës i kanë ndihmuar zbuluesit, për të një mënyrë të re identifikimi për vendndodhjet e qyteteve të lashta.
Të dhënat e hershme u kanë mundësuar ekspertëve, të zhvillojnë të ashtuquajturin “modeli i gravitetit strukturor”, si mënyra e përcaktimit të saktë të zonës ku gjenden qytetet e zhdukura. /konica.al