6.1 C
Pristina
Sunday, March 7, 2021
Home LETËRSI Shqipëria nëpërmjet poezisë së Fishtës

Shqipëria nëpërmjet poezisë së Fishtës

Gjergj Fishta është një figurë e mirënjohur në letërsinë shqipëtare, madje ka qënë shkrimtari i parë shqiptar i propozuar për çmimin ‘Nobel’. Siç e dim të gjithë, ai lindi në fshatin Fishtë të Lezhës më 23 tetor 1871, por sot shtëpia e tij është pluhurosur nën rrënojat e veta. Megjithatë, krijimtaria e tij nuk ka për tu pluhurosur kurrë për sa kohë që do vazhdojë të jetë aktuale për Shqipëtarët edhe sot.

Poezia që do lexoni është një poezi e vështirë për tu kuptuar, por kryevepër për mendimin tim. Nëse keni vështirësi ta kuptoni menjëherë po ua përmbledh me pak fjalë. Siç e dini nga historia, territoret e Shqipërisë u copëtuan në Konferencën e Londrës, në vitin 1913. Edhe sot kjo pjesë e historisë mbetet plagë e pashërueshme derisa të na rikthehen në trung të gjitha gjymtyrët e copëtuara. Figuracioni i Fishtës këtu është shumë i goditur. 

Se Shqypnia U Rrudh E Vogel

Kishin Hyp Nji Rreze Dilli

Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli

E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter

Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter

Se Shqypnia U Rrudh e Vogel

Per Shqyptart Sa Nji Gogel

Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim

Zbresin N`toke Shqypnin e Masin

Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit

Nisen Matjen N`Preveze T`tashin

Mirpo Lamshi u Ka Mej

Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje 

Edhe Nejse Mos Me u Zgjat

Si Me Mat Shqypnin e Ngrat

Peni i Mashit Asht Mbaru

Vrik Kalon Dreqi Mallku

I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru

E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit

Qys Se u Mat Me Dredhe T`Djallit

Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit

Sesa Nisim Nji Pune T`re

T`paret Qe e Prishim Jemi Ne

Troç Dy Fjale Kombit Mbare

Sy Me Sy Me Ja Than Deshta

Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar

Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta

Përmbajtja e poezise është kjo: 

Shen Pjetri e Shen Mhilli pasi shohin nga lart se ç’po bëjnë me ne Fuqitë e Mëdha, diskutojnë për ndarjen e territoreve të Shqipërisë. Ndaj, zbresin poshtë për ta matur vet, mirëpo u mbaron lëmshi në Qafë Pejë. Pas kësaj djalli (dreqi) kalon furishëm dhe të shenjtët e vrasin. Flokët e dreqit i marrin për të bërë një tjetër lëmsh që të masin tërritoret e mbetura të Shqipërisë. 

Në vargjet e mëposhtme kuptojmë se janë vet shqipëtarët ata që bëhen pengesa e ecurisë dhe zhvillimit të tyre.

“Sesa Nisim Nji Pune T`re

T`paret Qe e Prishim Jemi Ne”

Se patriotët e vërtete dhe ata që e duan Shqipërinë mbi gjithçka, kanë mbetur nga Preveza e deri në Qafë Pejë. Aty ku të shenjtët patën mundësi të masin Shqipërinë pa ndërhyrjen e djallit. Pjesa tjerër është ngërthyer nga lemshi i bërë nga flokët e dreqit. Dhe pasojat ndihen edhe sot. Me vargjet e fundit Fishta na godet fortë, duke na treguar se fajtorët jemi ne për çdo fatkeqësi tonën pasi nuk u bashkuam kur duhej.

“Troç Dy Fjale Kombit Mbare

  Sy Me Sy Me Ja Than Deshta

  Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar

  Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta”

Për sa kohë do të ekzistoj kjo ndasi dhe kjo mosmarrëveshje e vazhdueshme, ky vend nuk do të bëhet kurrë. Fishta e ka ditur këtë gjë këtu e 100 vjet para./artikull nga dua.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilët nga smart-telefonat kanë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë?

Webfaqja e njohur teknologjike, Tom’s Guide, ka publikuar një listë të smart telefonave me jetëgjatësinë më të madhe të baterisë.

Pesë fakte që tingëllojnë të rreme, por në fakt janë të vërteta

1. Nëse vendosni kripë të thjeshtë kuzhine në ananas të freskët, shija e ananasit në të vërtetë do të jetë më e...

Historia 2000-vjeçare e ushqimit më të famshëm italian

Italia, vendi i artit të Rilindjes, Romës së lashtë, monumenteve të mrekullueshme, kolosëve të mëdhenj të kulturës, por edhe e një ushqimi...

Hoteli i parë në hapsirë pritet të hapet në vitin 2027

Ëndrra e udhëtimeve në drejtim të hapësirës, po bëhet gjithnjë e më e prekshme, sidomos tani që hoteli i parë në hapësirë...

Recent Comments