Pamjet e siperfaqes së Jupiterit të bëra nga anija kozmike ‘Juno’ e NASA-s përfshijnë edhe disa nga rrymat jugore të planetit. Duke përdorur të dhënat e mbledhura nga ‘Juno’, shkenctarët zbuluan se rrymimet e fuqishme atmosferike në planetin e Jupiterit, shtrihen shumë më thellë sesa ishe imagjinuar më parë. Dëshmitë nga Juno tregojnë gjithashtu se këto rryma atmosferike depërtojnë rreth 1,800 milje (3,000 kilometra) poshtë në planet.
Stuhia e njohur si ‘Pika e Madhe e Kuqe’ është gjithashtu e dukshme këtu në horizont, dhe është një stuhi shekullore më e madhe se Toka! /NASA, Instagram /InforCulture.info