shkruan Etnor Canaj
Maximilian Lambertz dhe Eqrem Cabej, lidhur këngës polifonike shqiptare, do arrinin në përfundimin që “polifonia shqiptare kopjoi muzikën e të kënduarit të bazilejve, pra mënyren kishtare”.
Por Lorenzo Tardo, njëri ndër njohësit më të shkëlqyer të muzikës së Bazilejve dhe në përgjithsi të muzikës kishtare bizantine do e kundërshtonte këtë përfundim të tyre me argumentimin që: “Shqiptarët, duke urryer skllavërinë otomane dhe duke lënë tokën e të parëve, nuk sollën me vete as mënyren muzikore të Konstandinopojës, dhe as artin akademik të Protospaltit të hollë (rafinuar), por sollën me vete traditën e tyre muzikore krahinore, malësore dhe arkaike që ka rrënjet deri në shek. 4-5 mbas Krishtit., në kohën e Bazilejve dhe ndoshta edhe më përpara”
Marrë nga profili në facebook i Etnor Canaj/InforCulture.info


