Çdo kush ka kuriozitetin të dijë se përse rezidenca e Presidentëve të Amerikës quhet Shtëpia e Bardhë.

Ajo lidhet me zjarrin që i vunë britanikët dhe më pas për të zhdukur gjurmët dhe shenjat e zjarrit u lye me gëlqere.

Studiuesja e njohur Albana Lifschin ka publikuar historikun e Shtëpisë së Bardhë.

Albana Lifschin

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791.

Ndërtimi i shtëpisë së Presidentit filloi një vit më vonë por vetë në nëntor të vitit 1800 shtëpia priti banorët e pare të saj.

Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilje.

Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re:  “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilje të vetme brënda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.”

Gjatë luftës së vitit 1812 me Anglinë, siç thamë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vëndit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur.

Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty. Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti  të shpëtonte nga djegia një pikture të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe objekte të tjera të rëndësishme. Ushtarët anglezë I vunë zjarrin Shtëpisësë Presidentit.

Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit. Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e  presidentit “Shtëpia e Bardhë.” /Ra.My. Fjala.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here