Përkrenaret janë të ngjashme me përkrenaren ilire të zbuluar në Përlat, që sipas arkeologëve i përket shek. III para Kr.
Në vitin 1905, pos përkrenareve ilire, Nopcsa zbuloi në Ungrej edhe objekte të tjera arkeologjike të periudhës ilire. Nopcsa, njoftonte që në afërsi të Ungrejt kishte hasur në varreza të periudhës romake.
Ungrej është ndër vandbanimet e hershme të Mirditës. Në Ungrej ruhen rrënojat e një fortifikimi ilir, që në traditën vendase njihet si ”Kalaja e Komlikut” dhe sipas arkeologëve i ka fillesat që në periudhën e bronzit, gjithashtu ruhen fragmente nga muri rrethues i një fortifikimi të antikitetit të vonë, që njihet si “Kalaja e Gjokës”. /Ungrej, FaceBook/ InforCulture.info