Qytetit antik i Finiqit

Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Territori, që i përkiste në peridhën helenistike Kaonisë – pjesë e mbretërisë së Epirit – është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datohen nga periudha klasike deri në atë bizantine, në një paesazh akoma te paprekur dhe të karakterizuar, pak më në jug, nga liqeni i brendshëm i Vivarit, mbi të cilin gjendej qyteti i lashtë i Butrintit. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta (Polibi, Straboni, Tit Livi, Ptolemeu e më pas Prokopi dhe Hierokli) na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote.
Përgjithësisht në raporte të mira me Republikën Romake (ndoshta nuk mori pjesë në ndihmën që dhanë disa qytete të zonës Filipit V e më pas Perseut të Maqedonisë në periudhën e përplasjes me Romën), Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Lufëts së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin “Paqja e Phoinike-s”. Properiteti i qytetit me siguri vazhdoi edhe në periudhen perandorake, periudhë mbi të cilën dokumentimi arkeologjik është rritur shumë këto vitet e fundit. Gjatë periudhës bizantine qyteti vazhdoi jetën e tij për gati dhjetë shekuj, me një interesim të veçantë, të dokumentuar nga Procopi, të Justinianit, që mbështeti ndërhyrje të rëndësishme urbanistike.
Pushtimi turk, për te cilin Ugolini gjeti gjurmë
arkeologjike që flisnin për një pushtim të dhunshëm, i dha fund historisë së vjetër të qytetit, i cili mbeti më pas një fshat i vogël në rrëzë të kodrës së acropoliti, Finiqi, që ekziston akoma. Rezultatet e kërkimeve të
Luigi Ugolini-t u përmblodhën shume shpejt në një monografi të rëndësishme të botuar në vitin 1932, monografi që është edhe sot një vepër shumë e rëndësishme për qytetin. Rrethimi i fortë i mureve, të cilën Ugolini e analizoi nga afër dhe kronologjia e të cilit u fiksua po në atë kohë, duhet të gjurmohet akoma për të kuptuar shtrirjen dhe periudhat, siç kanë treguar edhe studimet më të reja të arkeologëve shqipëtarë.
Muret rrethojnë sipërfaqen dhe një pjesë të shpateve të një kodre te gjatë dhe te ngushtë, e cila ngrihet 272 m nga fusha përreth dhe ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 km, e një gjërësi, gjithonë në bazë, rreth 600 m. Qyteti romak dhe bizantin shtrihej edhe në pjesët më të ulta të kodrës, aty ku më vonë u ngrit fshati modren. Ugolini, dhe pas tij gërrmimet më te reja (të fundit ne vitin 2002), identifikuan nekropolin grek dhe romak në shpatete e kodrës; këtu kërkimet do të intensifikohen në të ardhmen, edhe për arsyen se, për fat të keq, zona është shkatërruar nga gërrmimet klandestine (që kanë perfshirë edhe pjese te akropolit). Shumë të rëndësishme qenë sondazhet e kryera nga Ugolini në sektorin lindor të rrafshit më të lartë, i cili u identifikua si i rrethuar nga seksioni më i lashtë i fortifikimeve që mbyllnin, me sa duket, ndërtesat shoqërore dhe ato më të rëndësishme të qytetit grek. Këtu më pas arkeologët shqipëtarë hipotizuan praninë e agorasë.
Po këtu ndodhet edhe i ashtuquajturi thesauròs (një tempull i vogël prostylos), disa stera romake dhe kisha bizantine. Më vonë, gjatë viteve tetëdhjetë, u identifikua teatri, me dimensione shume të mëdha, në shpatet jugore të kodrës, ekzistenca e të cilit u konfirmua nga punët e Misionit Italian në vitin 2000 dhe ku u rifilluan gërrmimet në 2001. po këtu gjendet edhe nje lagje e ndërtuar mbi tarraca, një impiant skenografit tipik i periudhës helenistike, ku arkeologët shqipëtarë kanë gërrmuar pjesërisht një ndërtesë me dy peristilë, edhe kjo e riggërrmuar nga Missioni (gërrmimet 2000-2002)

Burimi: Faqja Monuments of Albania /Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here