A e dini se ekziston një vend në tokë që njihet si “Porta e Ferrit”?
Po, një vend i tillë ekziston dhe vjen që nga mitologjia greke. Thuhet se pjesa më e madhe e njerëzve që kanë vizituar këtë vend, kanë ndërruar jetë.
Por nuk është asgjë misterioze apo e veshur me fuqi të mbinatyrshme.
Në këtë vend të quajtur “Porta e Ferrit” lëshohet një gaz vdekjeprurës.
Vendi ndodhet në Turqi dhe besohet të jetë një kalim në nëntokë nga grekët e lashtë.
Tregimet mitologjike pohojnë se njerëzit do të binin poshtë të vdekur kur ata do të futeshin në një gropë misterioze, e gjendur poshtë tempullit në Hierapolis.
Hulumtuesit kanë zbuluar se ka prova që vendi, në ditët moderne i njohur si Denizli, ishte mbushur dikur me gaz të përqendruar vdekjeprurës dhe mund të jetë akoma fatal, edhe sot.
Shpella qëndron mbi rreshtin Badadag, që do të thotë se gazrat toksike do të shpëtonin nga korja e Tokës dhe do të mbushnin shpellën.