Mund të jetë e vështirë të vendosni se cilat ushqime duhet të futen në frigorifer. Për të ruajtur aromën dhe vlerën e ushqimit praktikoni këto këshilla nga ekspertët. Të gjitha ushqimet ruhen më mirë kur mbahen në frigorifer apo jo? Epo jo të gjitha.

Ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer ngadalëson rritjen e baktereve në to dhe ndihmon në shmangien e helmimit nga ushqimi. Por disa ushqime të tjera janë më mirë t’i lini në temperaturën e dhomës. Pyetja është se cilat? Ju e dini që qumështi, mishi dhe vezët ruhen më mirë në frigorifer por çfarë ndodh me avokadot, domatet dhe patatet?

Domatet

Të pasura me vitaminë C, kalium dhe lëndë të tjera ushqyese të shëndetshme, domatet janë më të mirë kur lihen në banak, veçanërisht nëse planifikoni t’i hani ato në ditët në vijim, thotë Dana Greene, RD, një dietologe e regjistruar në Boston.

“Temperaturat e ftohta do të ndikojnë në strukturën dhe aromën e domates.” Një studim i botuar në vitin 2020 në Frontiers Plant Science, nuk gjeti asnjë ndryshim në ngjyrën apo shijen e domateve të mbajtura në frigorifer krahasuar me ato të mbajtura në banak.

Patatet

Asnjëherë mos i ruani patatet në frigorifer. I ftohuri e kthen niseshtenë e patates në sheqer dhe kur patatja piqet ose skuqet, këto sheqerna mund të prodhojnë akrlamid kimik që shkakton kancer, sipas Public Health England, një agjenci ekzekutive e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vend të kësaj, ruajini ato në një vend të freskët dhe të errët, sugjeron thotë Robin Foroutan, RD, dietolog i mjekësisë integruese në Morrison Center në Neë York City. Errësira i ndalon patatet të bëhen jeshile.

Kungulli i dimrit

Mbajini kungujt e dimrit në një vend të freskët dhe të errët, thotë Foroutan. Pjesa e jashtme e fortë e kungujve të dimrit mbron pjesën e brendshëm për periudha të gjata kohore, thotë ajo.

Kafeja

Nuk është e pazakontë të shohësh kanaçe kafeje në frigorifer, por ky nuk është vendi më i mirë për të ruajtur kafenë, thotë Greene. “Kafeja ka shumë të ngjarë të marrë aromën e produkteve të tjera përreth saj kur është në frigorifer.” Ajo sugjeron ta mbani kafenë tuaj të bluar në një enë të mbyllur larg rrezeve të diellit për të ruajtur aromën e saj.

Bananet

Nëse keni vendosur ndonjëherë banane në frigorifer, me siguri e keni vënë re që ajo merrte një ngjyrë kafe të errët. Pra ajo nuk supozohet të futet në frigorifer, thotë Foroutan. Bananet duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. “Bananet lëshojnë një gaz që pjek fruta të tjerë, kështu që bananet mbajini larg frutave të tjerë,” shton Foroutan.

Gjalpi

Gjalpi përhapet më mirë kur mbahet në temperaturën e dhomës sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA).

Borziloku

Bimët si borziloku dhe rozmarina do të thahen shumë shpejt dhe do të humbasin aromën e tyre nëse i mbani në frigorifer, thotë Greene. Në vend të kësaj, ajo sugjeron t’i vendosni larg rrezeve të diellit në një gotë me ujë.

Buka

Mbajtja e bukës në frigorifer do ta mbrojë atë nga myku në periudha të gjata kohore por kjo do i prishë shijen thotë Greene. “Buka në frigorifer thahet dhe nuk është aq e shijshme,” thotë ajo. Sipas USDA, buka mund të ruhet në temperaturë dhome për dy deri në katër ditë dhe shtatë deri në 14 ditë në frigorifer.

Pjepri

Mbajtja e shalqirit dhe pjeprit në temperaturë dhome maksimizon vlerën e tyre ushqyese. Kur ruhet në temperaturë dhomë shalqiri ka dyfishin e sasisë së antioksidantit beta karoten dhe 20 përqind më shumë likopen sipas një studimi në Journal of Agriculture and Food Chemistry.

Sidoqoftë kur pjepri dhe shalqiri janë të prerë kjo është një histori tjetër, thotë Greene. “Ruajtja e pjeprave të prerë në temperaturën e dhomës mund të çojë në rritjen e baktereve.”

Qepa

Në qoftë se nuk priten ose qërohen, qepët duhet të mbahen në një vend të freskët, të thatë, të errët dhe të ajrosur mirë, vëren Shoqata Kombëtare e Qepëve. Mungesa e ajrimit do ta zvogëlojë jetëgjatësinë e tyre të magazinimit. Por qepët e qëruara ose të prera duhet të futen në frigorifer.

Hudhra

Hudhra mbahet e freskët në temperaturën e dhomës gjithashtu, sugjeron Greene.

Agrumet

Kjo varet nga ju, thotë Foroutan. “Agrumet nuk duhet të rrinë në frigorifer, por në qoftë se ju nuk do t’i hani ato menjëherë mund t’i vendosni në frigorifer.” E njëjta gjë vlen dhe për të gjitha frutat tropikale si mango, kivi dhe ananasi. “

Avokado

Mbajini këto fruta në temperaturën e dhomës, thotë Foroutan. Por kjo këshillë ka vlerë vetëm nëse do i hani së shpejti. “Përndryshe, mbajini në frigorifer”, thotë ajo.

Mjalti

Mbajeni mjaltin në një enë të mbyllur fort në një vend të freskët larg rrezeve të diellit, thotë Greene. “Nëse e mbani në frigorifer, mund të ngurtësohet, duke e bërë më të vështirë përdorimin”, shton ajo.

Gjalpi i kikirikut

Mbase shqiptarët nuk e përdorin shumë gjalpin e kikirikut por nëse e preferoni duhet ta dini që ai ruhet në temperaturën e dhomës. “Gjalpi i kikirikut bëhet më i mirë në një vend të thatë dhe të freskët”, thotë Foroutan.

Ketchup

Ketchup-i i pahapur do të zgjasë të paktën një vit, sipas Institutit të Tregut të Ushqimit dhe Institutit të Shkencës së Ushqimit të Universitetit Cornell. Pasi të hapet, duhet të përdoret brenda një muaji nëse ruhet në dhomë ose brenda gjashtë muajve nëse ruhet në frigorifer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here