Pas iPhone është marrosur pothuajse e gjithë bota. E themi këtë sepse në një shtetet iPhone nuk ka mundur ta depërtojë tregun plotësisht.

Bëhet fjalë për Indinë, në tremujorin e parë të këtij viti Apple shiti vetëm 3% të smartphone-ëve në vend.

Ka shumë arsye përse Apple nuk ka mundur të “pushtojë” Indinë.

Një nga arsyet kryesore është se një iPhone është shumë i kushtueshëm në krahasim me gjërat e tjera të domosdoshme.

Në vend që të blejë një iPhone, sipas analistëve, një indian mund të paguajë qeranë e shtëpisë ose të blejë 5 bileta udhëtimi jashtë vendit.

Për të shmangur humbjet në këtë vend Apple ka filluar të prodhojë modele të iPhone SE me kosto të ulët në një fabrikë në Bangalore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here