6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home RETROSPEKTIVË Misteri i madh i shekullit të kaluar: Cili është shkaku i vdekjes...

Misteri i madh i shekullit të kaluar: Cili është shkaku i vdekjes së tmerrshme të nëntë malorëve

Para plot 62 vitesh një grup prej nëntë studentësh është nisur në kamping në malin rus Ural. Dy javë më vonë trupat e tyre të masakruar u gjetën në mal, ndërsa kurrë nuk është zbuluar se çfarë u ka ndodhur.

Të gjithë anëtarët e ekipit, në të cilin kanë qenë shtatë djem e dy vajza, kanë qenë skitarë e malorë me përvojë, ndërsa kampin e kanë vënë në malin Kholat Syakhl, që në gjuhën e fiseve lokale do të thotë Mali i të vdekurve.

Askush nuk e di pse ata, natën mes një e dy shkurtit të vitit 1959 kanë dalë me shpejtësi nga tendat, përgjysmë të zhveshur, në temperaturë orej – 30 gradësh. Asnjëri prej tyre nuk e ka pritur i gjallë mëngjesin, shkruan Russia Beyond. Janë quajtur grupi i Djatlovlevit, sipas emrit të prijësit të tyre, Igor Djatlov.

Pas gjashtë ditësh, ekipet e kërkimit i kanë gjetur tendat e tyre të shqyera, së brendshmi, dhe ditarët e studentëve të zhdukur dhe të gjitha gjërat tjera të lëna. Në trupat e tyre janë gjetur lëndime të tmerrshme. Disave u kanë munuguar gjuhët, buzët, sytë si edhe pjesë të fytyrës e të kafkës. Hetimi ka treguar se gjashtë prej tyre kanë vdekur nga të ftohtit, tre të tjerë nga lëndimet.

Nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë katastrofe natyrore, as gjurmë të njerëzve të tjerë, e gjurmët e tyre tregonin se i kanë braktisur tendat vullnetarisht. Askush nuk e di si ndodhi kjo tragjedi, por disa teori ekizstojnë. Njëra thotë se i kanë sulmuar vendësit e fisit Mansi, por forenzika ka konstatuar se lëndime të tilla nuk mund t’i shkaktojë një qenie njerëzore tjetrës. Disa të tjerë flasin për një eksperiment të fshehtë, ndërsa përmenden edhe qenie si Jeti, frekuenca zanore që i kanë shtyrë të ikin e të tjera.

CNN bënte të ditur se Rusia 60 vite më vonë ka vendosur që sërish të nisë hetimin për këtë incident. ndërsa zyrtari rus Andrej Kurjakov ka thënë se hetuesit do të mbështeten në ndihmën e miqve familjet e të ndjerëve, si edhe në teknologjinë bashkëkohore. Ai ka prezantuar një material 400 faqesh mbi hetimin.

Rezultatet zyrtare të hetimit janë shpallur sekrete qysh në vitin 1959, ndërsa një pjesë e tyre janë publikuar në vitet e ’90-ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments