Në qytetin e vogël të San Bernardo, në Kolumbi, lartë në Ande, njerëzit bëhen në mënyrë të natyrshëm mumie, për arsye të panjohura për shkencën moderne.

Mbetjet e trupave të rujatur nga vet natyra u zbuluan për herë të parë në vitet e 50’ta të shekullit të kaluar, kur varrezat lokale u zhvendosën për shkak të përmbytjeve.

Disa nga banorët e qytetit besojnë se dietë lokale, e cila përfshin Guatilu dhe Ball, dy fruta të pazakonta që janë ngrënë zakonisht në këto zonë, ishin ‘përgjegjëse’ për këto mbetje të mumieve. Të tjerë tregojnë për klimën dhe lartësitë e madhe, e cila është një arsye se pse të vdekurit refuzojnë të kalben.

Ky nuk është shteti i parë latino- amerikan që ka problem me trupat e vdekur. Në Guanajuatuu të Meksikës, gazi nëntokësorë dhe përbërja kimike e tokës janë përgjegjës për mos dëmtimin e trupit pas varrimit.

Sot këto mumie mund të vizitohen në varrezat e qytetit, ku është ndërtuar një muze për shfaqjen e disa prej organeve më të plota dhe më të ruajtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here