Lidhja e fortë mes nënës e fëmijës mund të të trondisë e të të mallëngjejë dhe 4800 vjet më pas. Këtë gjë kanë përjetuar arkeologët tajvanezë kur kanë zbuluar skeletin e një nëne që shikonte foshnjën e saj në krah. Fosilja e këtij përqafimi daton 4 800 vite më parë thanë shkencëtarët, ndërkohë që janë zbuluar dhe shumë skelete të tjerë gjatë gërmimeve, por ky moment po mahnit gjithë botën.
Dyshja nënë e bijë kanë mbajtur njëri-tjetrin për 4800 vjet.
“Kur u zbulua, të gjithë arkeologët dhe anëtarët e stafit ishin të tronditur”, tha Chi Whei-lee, një kurator në Muzeun Kombëtar të Shkencës Natyrore të Tajvanit, sipas Reuters.
“Pse? Për shkak se nëna ishte duke parë poshtë tek foshnja që mbante në duart e saj. ”
Nëna dhe fëmija janë gjetur gjatë gërmimeve të 48 grupeve nga varrezat pranë qytetit qendror të Taichung. Fosilet besohet të jenë provat për jetën më të hershme të veprimtarisë njerëzore në Tajvanin qendror.