Popullata e Hundzake e Pamirit dhe e Kaleshit,në bjeshkët e Himalajeve kanë ngjyrë të bardhë lëkure, e cila është plotësisht e kundërt me ngjyrën e popullsisë së Pakistanit, gjë që lë të kuptosh se ata janë racë tjetër.Muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën tonë folklorike…
Disa fise në Pakistan pretendojnë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të Aleksandrit të Madh. Ata flasin një gjuhë të ngjashme në shumë fjalë me gjuhën shqipe, kanë veshje kombëtare që u ngjajnë shumë veshjeve tona antike, madje edhe i thërrasin me emrin shallvare.
Përpos këtyre ngjashmërive, dokumentari i mësipërm tregon se sa është muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën tonë folklorike, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e Huanza, siç quhen ndryshe këto fise.
Për më tepër, kërcimet e tyre tradicionale ngjajnë tepër shumë me kërcimet tona dhe simbolet e tyre janë simbole identike me ato që janë përdorur prej ilirëve të lashtë.
Ata kanë ngjyrë të bardhë lëkure, e cila është plotësisht e kundërt me ngjyrën e popullsisë së Pakistanit, gjë që lë të kuptosh se ata janë racë tjetër.