Ky është uji më i ftohtë në botë, në të cilin jetojnë krijesa shumë të bukura dhe të rralla, që temperaturat e ujit janë -2 C.

Disa shkencëtarë janë duke studiuar mënyrën e jetesës të këtyre krijesave që jetojnë në këtë ujë. Mënyra e jetesës është më të vërtetë e pabesueshme, duke marrë parasysh temperaturat e ulëta të këtij uji, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Është vendi më i ftohtë në botë ku jetojnë krijesat e detit, dhe në fakt është shumë e vështirë që këto krijesa të mbijetojnë në këto temperatura.

Kjo sepse çdo gjë zhvillohet shumë më ngadalë, kështu ata ngadalësojnë metabolizmin e tyre për atë temperaturë dhe këto krijesa nuk kanë parë asnjëherë një ambient më të ngrohtë për miliona vite.

Në disa pjesë të Antarktikës, uji po bëhet më i ngrohtë, dhe a do të mbijetojnë këto krijesa fantastike?

Anne Todgham është biologe e ujërave, ajo është duke i studiuar ato krijesa për vite me radhë. Ajo është shprehur duke thënë: “Në fakt jam shumë e shqetësuar, do të doja që këto të dhëna të ishin të gabueshme. Do të doja që të mos isha kaq e shqetësuar. Por, ka shumë gjëra që do të ndryshojnë në oqean dhe këto krijesa janë të stresuara në mënyrë maksimale”.

Duhet një mund i madh që të mbijetojnë në këto ujëra kaç të ftohta, pra, ato kanë proteinën që i mban të gjalla dhe ju ndihmon të jetojnë në këto temperatura të ulëta.

Ato kanë qeliza të ndryshme të gjakut, që në fakt nuk janë qeliza të kuqe. Ato i përshtaten ftohtësisë dhe kjo u ndihmon të qëndrojnë të gjalla.

Këto janë krijesat të çuditshme dhe të mrekullueshme, por ky është fundi i botës. Nëse deti fillon të ngrohet më shumë, këto krijesa nuk kanë asnjë vend ku të qëndrojnë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here