Oqeanet dhe detet përbëhen nga 96,5% ujë të pastër. Pjesa e mbetur prej 3,5% përbëhet nga 75 elemente të tjera.

Gjashtë elemente janë përgjegjëse për 99% të njelmësisë së ujit të detit. Ato janë: klori, natriumi, sulfuri, magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Pjesa më e madhe e njelmësisë së ujit vjen nga kloruri i natriumit (kripa e kuzhinës).

Prej nga vijnë këto elemente?

Nga shpëlarja e gurëve që gjenden në tokë. Derisa gurët gërryhen, lumi bart kripërat dhe mineralet e tjera në dete dhe oqeane.

Edhe vullkanet dhe burimet nëndetare lirojnë kripëra në oqean. Disa pjesë të oqeanit janë më të njelmëta se pjesët e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here