shkruan Fahri Xharra
“Beja me gur Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: “Beja mbë “gur” kah kanuja asht ndërma të randat e ma të MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE mndershmet bë qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të njerëzve të malësive shqiptare”
Po, si është e mundur që romakët të bënin be me gurë ?
Beja mbi gur , Romakët dhe Hanibali ( Sh. Gjeqovi , Hylli i Drites 1936)
“Guri m’krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m’rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gurm’krah! Po e more me gurm’krah asht ejotja”. Me gur m’krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m’krah të merr ene djalin. Ishte bë ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm”. Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër “e randë”, më “e rëndë” se çdo mënyrë tjetër e besë. Më “e randa” ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj.
Në librin tim “ Roma fliste shqip “ ( “Lena” Prishtinë 2019 ) në mënyrë të qartë dhe të pa kundërshtueshme e kam spjeguar se Perandoria Romake ishte pjellë e etruskëve dhe Ilirëve të Gadishullit Apenin, i cili shumë është quajtur Itali ( faqe 119 , po aty )
Italia nuk është etnonim . As Perandoria Romake nuk para qiste dhe nuk para qet ndonjë etnonim. P Në pyetjen e më sipërme se si është mundur që romakët bënin be në guri , është lehtë të spjegohet sepsa ata e flisnin gjuhen shqipe të kohës së tyre.
Se romakët bënin be në guri e gjejmë të shkruar në një punim të gjatë të Shtjefën Gjeqovit botuar në”Hylli iDritës”, 1936