Reliev me Artemisën.

Vendgjetja Apoloni.

Materiali gur gëlqeror.

Shek. II p.kr.

Prodhim Apoloniat. Lartësia 24 cm, gjerësi 13 cm, trashësia 3.5 cm, dalja e relievit 1,5 cm.Këndi në anën e djathtë është i thyer, mungon dora e djathtë, tiparet e fytyrës pothuaj janë të fshira.

Artemisa paraqitet në gjysmë profil, e kthyer lehtas nga e djathta, e ulur me kurriz të drejtë në një fron të dekoruar me gjymtyrët e Luanit.

Veshja e saj përbëhet nga një Hiton me mëngë të shkurtra, i shtrënguar nën gjinj dhe mbulon këmbët. Një Himation të hedhur mbi supin e majtë që bie përpara.Flokët të ndarë në mes dhe janë lidhur Topuz mbi kokë. Anës fronit, në të dy anët janë dy qen, që kthejnë kokën drejt saj. Në dorën e majtë mban një shtizë.

Ky është tipi i parë ku Artemisa paraqitet e ulur, duke kopjuar perëndeshën Sibelë ( Cibele, perëndeshë me origjinë Frigjiane- Azia e vogël).Mbishkrimi është Ex- voto (kushtimor) lexohet Artemitia Drastia.Ekspozuar në MAA.

MAA – Muzeu Arkeologjik Apoloni /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here