57 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
Isa Boletini i njohur si Isë Boletini u lind në Boletin afër Mitrovicës më 15 janar 1864 dhe u shua në Podgoricë më 23 janar 1916.
Është një ndër figurat qendrore kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me grada dhe çifligje.
Pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. Ishte edhe një ndër personat afër Princ Vidit gjatë sundimit të tij në Shqipëri.
Isa Boletini shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e tij./marrë nga Drejtoria e përgjithshme e arkivave.
InforCulture.info