Më shumë se çdo diktator tjetër i shekullit të 20, Adolf Hitleri gëzonte admirimin e turmës dhe ishte i fokusuar në lidhjen e tij me ata që ai udhëhiqte. Për një kohë të gjatë, afrimi dhe marrëdhëniet personale me të u bë veçanërisht e vështirë, por pavarësisht nga kjo, të gjitha përpjekjet për ta vrarë Hitlerin dështuan. Arsyet për këtë janë të shumta: Në vitet e para shumë përpjekje janë bërë nga “ujqër të vetmuar” dhe, për pjesën më të madhe, ata nuk ishin planifikuar si duhet për të patur sukses.
Gjithashtu, Hitleri ndryshonte shpesh takimet e tij me një njoftim të shkurtër, apo bënte vizita të paparalajmëruara spontane, gjë që e bënte punën e vrasësve të mundshëm shumë më të vështirë. Vetëm me shpërthimin e luftës rezistenca filloi të rritet në mënyrë dramatike, dhe pothuajse të gjithë vrasësit potencialë të Hitlerit do të vinin nga brenda rrethit të vet të brendshëm.
Pas sulmit vdekjeprurës të gjeneral-lejtënantit Reinhard Heydrich në Pragë në vitin 1942, masat e sigurisë u shtuan aq shumë, saqë nga ai moment e tutje, vetëm njerëzit në rrethin e ngushtë të lidershipit përreth “Führerit”, lejoheshin që të kishin kontakt të ngushtë me të . Gjithashtu, gjetja e eksplozivëve u bë shumë më e vështirë. Ata që arrinin të gjenin këto materiale kuptuan se Hitleri kishte edhe një aleat të fuqishëm: rastësinë…